Lëvrohet fondi prej 2.5 mld Stërlina

Ende pa mbushur muajin në krye të qeverisë britanike, Boris Johnson nis fushatën për përmbushjen e premtimeve. Kryeministri i ri i vendit ishullor njoftoi rritjen e kapaciteteve të burgjeve britanike me 10 mijë të dënuar.

Shefi i qeverisë urdhëroi ministrin e Financave të lëvrojë fondin prej 2.5 miliardë Stërlinash, si një plan për të luftuar kriminalitetin e përhapur në Britaninë e Madhe

Johnson njoftoi edhe paketën e re ligjore që i jep më shumë fuqi policisë britanike, që nuk do të ketë më nevojë për një mandat gjykate për të ushtruar kontrolle fizike ndaj personave të dyshuar.

Shefi i Doëning Street tha se policia duhet të ndjehet e gjithëpushtetshme të ushtrojë kompetencat e saj.

Një pjesë e mirë e të dënuarve në burgjet britanike janë edhe shqiptarë. Sipas raporteve të autoriteteve të burgjeve, 1 në 10 të dënuar të huaj në Britaninë e Madhe vijnë nga vendi ynë.

Tv Klan