Britania e Madhe drejt zgjedhjeve të parakohshme

Posta

Britania e Madhe drejt zgjedhjeve të parakohshme

12:09 29/10/2019

Opozita tërhiqet nga vendimi pas kërkesës së Johnson

Zgjedhjet e parakohshme do të zhvillohen së shpejti në Britaninë e Madhe dhe kjo tashmë është e sigurtë. Lideri i laburistëve Corbyn është tërhequr nga qëndrimi i mëparshëm për mbajtjen e zgjedhjeve vetëm pas miratimit nga parlamenti britanik të një marrëveshjeje me Brukselin.

“Ne duam zgjedhje, por donim të siguroheshim që dalja pa marrëveshje të mos diskutohej si mundësi. Ne e kemi marrë tashmë konfirmimin se të 28 vendet anëtare të BE-së e përjashtojnë po ashtu mundësinë e daljes së Britanisë pa marrëveshje”.

Parlamenti britanik po diskuton sërish këtë të martë për zhvillimin në Dhjetor të zgjedhjeve të parakohshme. Nismëtar i një mocioni për zgjedhjet ishte Kryeministri Boris Johnson, mocioni i të cilit për zhvillimin e tyre më 12 Dhjetor, për t’i dhënë mundësi një shumice parlamentare më të konsoliduar për miratimin e marrëveshjes së re me Brukselin. Por mocioni i tij nuk mori 2/3 e nevojshme në votimin e zhvilluar natën e të hënës. Liberal-demokratët dhe nacionalistët skocezë në opozitë mbështesnin zgjedhjet e reja por kërkuan një debat të gjerë përpara se të votonin “pro” mbajtjes së tyre. Pas tërheqjes edhe të laburistëve nga qëndrimi i mëparshëm, mbetet që në seancën e kësaj të marte të diskutohet data e zgjedhjeve.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi