I pari film në histori që arrin këtë vlerë me shitjen e biletave

Filmi “Joker” është gati të tejkalojë 1 miliard Dollarë nga shitjet biletave, duke u bërë filmi i parë i Hollyëood që arrin të grumbullojë këto të ardhura në histori.

Deri tani në nivel global, shifra e akumuluar nga shitja e biletave ka shkuar në 999.1 milionë Dollarë, pa llogaritur tregun kinez, i cili është më i madhi në botë dhe ku filmi do të shfaqet në fillim të vitit të ardhshëm.

Nën interpretimin e jashtëzakonshëm të Joaquin Phoenix, “Joker” u vlerësua pozitivisht nga kritika pas daljes në fillim  të Tetorit, por gjithashtu ngjalli edhe polemika të forta për frikën se do të inkurajonte dhunën.

“Joker” pritet të jetë një nga filmat më të nominuar në çmimet “Oskar” në 2020.

Tv Klan