“Joker”, fitues i Luanit të Artë

“Joker”, fitues i Luanit të Artë

18:10 08/09/2019

Ndahen çmimet e festivalit të Venecias

Filmi “Joker” i producentit amerikan Tod Filips është fitues i Luanit të Artë të edicionin të 76-të të festivalit të filmit në Venecia.

Thirlleri filozofik tregon fëmijërinë dhe fillimet e karrierës së “Joker”, personazhit të spikatur të sagës Batman, por në një këndvështrim të errët dhe nihilist.

Komediani i dështuar Artur Flek, në rolin e të cilit është vënë Xhoakin Feniks, i vlerësuar me çmim në këtë festival, zhytet në botën kriminale të qytetit Gotam, duke u shndërruar në një ndër kokat e krimit. Filmi fokusohet tek motivet si mungesa e respektit nga shoqëria, që e shtyjnë “Joker”-in drejt kësaj rruge.

Regjisori francez Roman Polanski mori çmimin e madh të jurisë me filmin e tij “Unë akuzoj”.

Kupat Volpi për aktorin dhe aktoren më të mirë e morën përkatësisht italiani Luka Martinelli dhe francezja Ariane Askaride.

Tv Klan

Të ngjashme