Bashkohen Monica Belluci dhe Vincent Cassel

Ka marrë duartrokitje të shumta premiera e filmit “Joker” i regjisorit Tod Filips në natën e katërt të Festivalit të Venecias që mban edicionin e tij të 76-të. Edhe kritika ka vlerësuar rolin e protagonistit Joaquin Phoenix, që ka veshur maskën e klounit më të keq.

Ngjarjet kanë në qendër një komedian të dështuar që kthehet në një vrasës rruge. Me shpërndarjen që do të ketë në Vjeshtë në kinematë borëtore, pritet që të ardhurat të tejkalojnë buxhetin prej 55 milionë Dollarë të shpenzuar.

Ky edicion i festivalit të Venecias bëri bashkë sërish çiftin e famshëm Monica Belluci dhe Vincent Cassel, të divorcuar në 2013-ën pas 14 vitesh martesë. Ata ishin së bashku në rikthimin e filmit kult, por të dhunshëm të 2002-it, ‘Irreversibël’. Në konferencën për shtyp nuk munguan momentet e sikletshme.

“Vincent e bën gjithçka me pasion. Kanë kaluar shumë vite nga ajo kohë dhe kanë të qenë të shumta gratë që më kanë pyetur përse e xhirova atë film”, tha Monica Belluci,

“Kualitetet e Monikës janë të shumta. Monika më pëlqen shumë. Si aktore”, u shpreh Vincent.

Kassel mbërriti në Venezia së bashku me gruan e tij të re dhe vajzën që lindi vetëm 4 muaj më parë.

Tv Klan