Në një lidhje në Skype për programin “Jo vetëm modë”, në Tv Klan ishte ish-kryetarja e FRESSH, Joleza Koka. Ajo tregoi pse nuk ka bërë dasmë duke u shprehur se pas organizimit të eventeve për shkak të punës, edhe dasma i dukej si punë.

Orinda Huta: Ti ishe afër të bërit dasmë apo jo?

Joleza Koka: Jo, jo po në media doli që jam e martuar dhe kam bërë dhe dasmë, që kështu jemi në rregull. Faktikisht ne kemi pasur një angazhim aq të madh në organizim aktivitetesh, duke nisur nga 50 veta, në 2500 veta në pjesëmarrjeje në mitingje, që kjo kthimi i gjësë në diçka logjistike, ta heq atë pjesën romantike, që ti mendon atë vajtjen drejt altarit me atë muzikën. Ndërkohë të kthehet thjesht në çështje, në detaje të organizmit. Për këtë pjesë nuk kam një përgjigje përfundimtare, nuk e di./tvklan.al