Apeli përjashtoi gjyqtarin që i dha kujdestarinë e fëmijëve Pitt

Aktorja Angelina Jolie ka fituar një nga betejat e saj ligjore me ish-bashkëshortin e saj, aktorin Brad Pitt.

Një gjykatë në Kaliforni pranoi apelin e bërë nga Jolie për përjashtimin nga gjykimi i çështjes së kujdestarisë së fëmijëve të tyre të një gjyqtari privat që ata e kishin pajtuar më parë.

Gjykatësi John Ouderkirk, gjatë muajit maj vendosi t’ia japë Pitt kujdestarinë e fëmijëve.

Por të Premten, një gjykata e apelit e hoqi gjyqtarin nga çështja, ndërsa në vendimin e saj argumentoi se Ouderkirk nuk kishte treguar për një marrëdhënie biznesi që ai kishte me avokatët e Pitt.

Kjo sipas gjykatës së Kalifornisë ishte një “shkelje etike” që mund të vinte në dyshim “aftësinë e gjykatësit për të qenë i paanshëm” në këtë proces. Vendimi nënkupton që beteja ligjore për pesë fëmijët e mitur të çiftit mund të duhet të rifillojë përpara një gjykatësi të ri.

Yjet e Hollivudit u takuan në setin e një filmi aksion që luajtën së bashku në 2004. Ata qëndruan bashku për 10 vjet para se të martoheshin në 2014. Por çifti u nda në shtator 2016 pas dy vitesh martesë.

Tv Klan