Duke marrë parasysh situatën që është krijuar në gjithë botën si pasojë e përhapjes së koronavirusit, Angelina Jolie ka dhënë 1 milion dollarë për organizatën bamirëse “No Kid Hungry”. Kjo organizatë, deri më tani ka dhënë 2 milionë dollarë në 30 shtete, për të ushqyer fëmijë me të ardhura të ulëta dhe familjet e tyre.

Mbi një miliard fëmijë janë jashtë shkollës në të gjithë botën, për shkak të mbylljes së tyre si pasojë e koronavirusit. Shumë fëmijë varen nga kujdesi dhe ushqimi që ata marrin gjatë orarit të shkollës. Kid Hungry po bën përpjekje, për të arritur sa më shumë të jetë e mundur, prej atyre fëmijëve”, u shpreh  Angelina, në një prononcim për “No Kid Hungry”./tvklan.al