Jona Spahiu flet për mungesën e të atit në dasmën e saj – TV KLAN

Jona Spahiu flet për mungesën e të atit në dasmën e saj

Moderatorja Jona Spahiu ishte e ftuara e radhës në emisionin “Thumb”. Ajo ka folur për mungesën e të atit në ditën e dasmë.

“Nuk mendoj se do mi kishte lënë gjërat për atë ditë, pasi ai ka qenë natyrë që ka punuar shumë fort me ne. Domethënë edhe nëse unë isha kjo vajza që kishte atë fjalorin e zgjeruar dhe fliste me fjalë të mëdhaja ishte për faj të atij njeriu. Se nëse gjithë verës kalamajt e tjerë dilnin jashtë dhe luanin unë duhej të lexoja dhe e kisha me numër të caktuar faqesh të gjërave që duhej të lexoja dhe madje t’i tregoja në darkë se çfarë kisha mësuar atë ditë. Ai ishte njeri që ka punuar gjithë jetën shumë me ne dhe nuk mendoj se diçka më shumë se lotët edhe pse ishte njeri shumë i fortë në dukje, lotët do t’i kishin rrëshqitur atë ditë. Dhe thjesht do më kishte bekuar dhe nuk besoj se do më thoshte diçka. Ai nuk e ka njohur Frenklin, por jam shumë e bindur se po ta njihte do ta donte shumë . Nuk e di pse ndodh që gocat të gjejnë tek partneri edhe një pjesë të steriotipit që kanë parë gjithë jetën në shtëpinë e tyre, që është babai dhe me mua ka ndodhur”./abcnews.al

Kategori
ShowBizTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*