Në emisionin “Rudina”, në TV Klan në një lidhje në Skype ishte  prezantuesja e njohur Jona Spahiu. Ajo tregoi se koha më e gjatë kur ka qëndruar në shtëpi ka qenë kur solli në jetë djalin e saj, por sigurisht jo kaq gjatë sa po qëndron tani për shkak të izolimit nga përhapja e koronavirusit.

Jona Spahiu: Në fakt shtatzëninë e kam përjetuar mirë, deri në muajin e fundit, për fatin tim të mirë me disa truke të vogla, të tipit komunikim me doktoreshën arrita të lëviz deri në muajin e fundit, me përgjegjshmëri të fortë absolutisht, për të gjitha lëvizjet që bëja. E kam kaluar mirë dhe nuk më është dashur të bëj mbyllje të tilla. E vetmja periudhë që ndoshta kam qëndruar pak më gjatë në shtëpi ishte kur solla në jetë djalin, edhe normalisht edhe pak për besëtytni dhe për faktin që ishte një krijesë e re që kishte nevojë për kujdesjen time gjithë kohës. Rrija gjithë kohës me të, por jo në të tilla kushte.

Jona tregon se dita e saj është tejet dinamike, për shkak se kujdeset për djalin dhe ka pak kohë për të bërë gjëra të tjera.

Jona Spahiu: Tani me thënë të drejtën shumë nëna me fëmijë më kuptojnë, duke patur një fëmijë të vogël është shumë e vështirë, që koha në dispozicion të jetë shumë e madhe. Dita është dinamike dhe pak kohë të lirë kam për të bërë gjëra të tjera.

Prezantuesja tregon se ditët e para të izolimit filloi të gatuante së tepërmi dhe ushqime me shumë karbohidrate derisa shtoi 3 kilogramë dhe filloi që të jetë më e kujdesshme gjatë kësaj jave.

Jona Spahiu: Ditët e para ishin shumë intensive, e mora me zell dhe qejf të madh, që sot do gatuaj këtë, nesër atë. Edhe shumica e gjërave që gatuaja ishin me shumë karbohidrate, pasi shtova 3 kile javën e parë, këtë javë fillova të kujdesem./tvklan.al