Joni Peçi lëshon flokët, Rudina Magjistari e krahason me…


Joni Peçi lëshon flokët, Rudina Magjistari e krahason me…

20:43 26/05/2020

Stilisti i mirënjohur i VIP-ave, Joni Peçi, ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ku foli për sfilatën e tij më të fundit.

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte edhe looku i veçantë i stilistit, madje Rudina Magjistari e krahasoi me aktorin e famshëm të Hollywood, Brad Pitt.

Rudina: Presim Joni Peçin. Mirë se erdhe Joni, më vjen keq që s’mund të përqafoj dot. Të përgëzoj pafund, të uroj me gjithë zemër sepse ke organizuar një sfilatë të jashtëzakonshme. Bravo, të lumtë!

Joni Peçi: Faleminderit.

Rudina: Dukesh shumë bukur sot edhe me flokët e lëshuar, se në përgjithësi i mban të mbledhura por të shkojnë jashtë mase.

Joni Peçi: Thashë t’i lëshoja një herë edhe…

Rudina: Dhe ke bërë shumë mirë. Më ngjan me një personazh filmi, por do ta them kur të ulemi këtu. Madje madje, do t’i sugjeroj regjisë të na sigurojë ca pamje dhe të binden të gjithë se ti je fiks si ai… sot nga pamja je komplet Brad Pitt. Ta thashë më herët, se do të thosha se kujt i ngjan. Nuk e di si i ngjan teleshikuesve, por unë dua që edhe regjia të më sjellë pamjet e Brad Pitt në filmin e “Legjendat e Vjeshtës”, dukesh identik si ai. Joni Peçi është shumë i bukur e kemi thënë, por po të ishte pak më biond do të dukeshe komplet si ai. /tvklan.al



Të ngjashme