Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi me këngën e saj “Ktheju tokës” ka përfaqësuar sonte në mbërmje Shqipërinë në “Eurovision Song Contest 2019” në Tel Aviv, Izrael dhe është kualifikuar për në natën finale që do të mbahet ditën e shtunë më 18 maj 2019. Jonida këndoi shqip në skenën e Eurovision.

Faqja zyrtare e “Eurovision Song Contest” e ka cilësuar si magjepsës zërin e Jonidës.

“Ne po qajmë!”, 

ishte reagimi i tyre në Facebook.

Shtetet e kualifikuara për në natën finale të Eurovision janë: Izraeli

(si shteti mikpritës)

, Anglia, Gjermania, Franca, Spanja dhe Italia

(5 shtetet që sponsorizojnë festivalin)

Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estoni, Republika Çeke, Australi, Islandë, San Marino dhe Sllovenia nga gjysmëfinalja e parë dhe Maqedonia e Veriut, Hollanda, Shqipëria, Suedia, Rusia, Azerbajxhani, Danimarka, Norvegjia, Zvicra dhe Malta nga nata e dytë gjysmëfinale. /tvklan.al