Jonida Maliqi zbulon për herë të parë projektet e reja

Jonida Maliqi zbulon për herë të parë projektet e reja

22:52 22/02/2020

Këngëtarja Jonida Maliqi ka zbuluar për herë të parë në spektaklin “Klanifornia” në Tv Klan, se është duke punuar për një këngë të re që pritet të dalë për publikun gjatë muajit Prill.

Kjo këngë do të jetë bashkëpunim me një këngëtar nga Xhamajka, por të tjera detaje do të na duhet të presim për të parë këngën.

Krahas saj, Jonida është duke punuar edhe përgatitur edhe një projekt tjetër. Së shpejti në Tiranë do të organizojë një sfilatë mode.

Marina Vjollca: Ke dy projekte në dy forma tërësisht të ndryshme.

Jonida Maliqi: Në fakt dy projekte që përbëjnë karrierën time, përbëjnë profesionin tim edhe punën time në televizion. Së pari, po realizoj një këngë të re, një këngë krejtësisht ndryshe nga ‘Ktheju Tokës’. Është në bashkëpunim me një këngëtar nga Xhamajka. Krejtësisht një stil tjetër.

Marina Vjollca: Kur bëhet fjalë që të dalë?

Jonida Maliqi: Supozohet nga muaji Prill. Krahas kësaj kam një projekt që e bluaj në kokën time dhe me bashkëpunëtorët e mi prej shumë muajsh. Më në fund ëndrra do të bëhet realitet. Jam shumë e lumtur edhe sepse Tirana do të ketë “fashion days”. Ndoshta nuk jemi gati për ta patur një “fashion week”, por në 15 deri në 17 Maj të gjitha bizneset që ofrojnë ‘fashioning’, ne jemi një popull që e duam të bukurën, do të promovojnë produktet e tyre.

Marina Vjollca: Pra do të bëhet sfilatë?

Jonida Maliqi: Po!

/tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi