Batuta dhe të qeshura në ekranin e Tv Klan

Jonida Vokshi dhe Emiliano Lule, dy të ftuarit e kësaj të hëne në programin “Në Kurtin e Piter Pan”, u impresionuan nga kurioziteti i çiltër i fëmijëve, duke dhuruar një spektakël të vërtetë në ekranin e Televizionit Klan.

E ftuara e parë, aktorja dhe prezantuesja Jonida Vokshi rrëfeu për publikun emocionet e rolit si mama, duke zgjedhur të komunikojë me fëmijët përmes dialogëve plot batuta dhe humor.

Ndërkaq Emiliano Lule u sfidua nga pyetjet kurioze të fëmijëve të cilët nuk nguruan ta quanin hero për gjestin e tij i cili i kushtoi shikimin, ndërsa u përpoq që intervista të kthehej në një lojë pyetje-përgjigjesh mes tij dhe piterpanistëve.

Në natën e shtatë të “Në Kurthin e Piter Pan”, dyshja Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu konfirmuan suksesin e spektaklit duke arritur një audiencë rekord.

Tv Klan