Erdhi nga Gjermania për “Love Story 2”, çfarë mendimi kanë opinionistët për Xhonin?

Energjia rinore në televizionin Klan ka nisur me “Love Story Talk” nën drejtimin e moderatorit të njohur, Eni Shehu.

Marrëdhënie dhe histori do të diskutohen mes të rinjve që janë bërë pjesë e këtij formati dashurie që ka nisur tanimë rrugëtimin që nga kjo e hënë.

Ditën e sotme fokusi është tek dy fronistët e tjerë, të cilët janë Xhoni dhe Dea.

Por çfarë mendojnë opinionistët Robert Aliaj dhe Jerina Lalaj në lidhje me dy fronistët e “Love Story 2”?

Jerina Lalaj: Xhoni ishte pak i emocionuar, fliste shumë që të tregonte se ishte i sigurtë në vetvete, por këto janë ato gjërat që besoj se do t’i rregullojë me rrugëtimin e tij. Mu duk shumë interesant dhe fakti që ishte një djalë i interesuar për kulturën, për historinë, do të ketë kam përshtypjen për çfarë të flasë në takimet e tij.

Robert Aliaj: Xhoni më pëlqeu shumë. Shumë simpatik. Ishte okay. Është aktor dhe besoj që e njeh kamerën dhe di mënyrën si të komunikojë.

“Më shumë fjalë të mira për Xhonin se për mua”, Kristi ‘zhgënjehet’ më fjalët e Robertit

Xhoni Pojani, fronisti i “Love Story 2” ka marrë pëlqimin jo vetëm të publikut, por edhe të opinionistëve. Videot e Xhonit kanë qenë më të komentuara dhe të ndjekura në median online si ai në rolin e kamarierit.

Duket se fjalët e opinionstëve dhe pëlqimi nga publiku ka nxitur rivalitetin mes çunave dhe kjo u vu re nga pyetja që Kristi, fronisti tjetër bëri në “Talk Love Story”.

Ai u habit kur dëgjoi komentet e opiniontëve dhe nuk priste që Xhoni të kishte impakt më të mirë se ai.

Kristi: Më shumë fjalë të mira për Xhonin se për mua?!

Xhoni: Ka qenë fat, ti e vendos si do të jesh aposi do të dalësh edhe si do të sillesh ti me tjetrin. Unë nuk e kam marrë në telefon atë dhe i kam thënë: Fol mirë për mua. E ka vendosur vetë. Më pëlqen shumë si kam folur dhe ma kanë kapur pak atë pjesën time dhe unë po e marr vesh nga fillimi.

Eni Shehu: E nise si aktor tani nuk e di si do ta vazhdosh..

Xhoni Pojani: Ky është shoë. Unë jam single, jam 27-vjeç dhe unë kërkoj një dashuri në jetë. Vjen pjesa kur nuk e di çfarë do të bësh.

Eni Shehu: Je dashuruar ndonjëherë?

Xhoni Pojani: Njëherë në jetë po.

“Më shumë fjalë të mira për Xhonin se për mua”, Kristi ‘zhgënjehet’ më fjalët e Robertit

Xhoni Pojani, fronisti i “Love Story 2” ka marrë pëlqimin jo vetëm të publikut, por edhe të opinionistëve. Videot e Xhonit kanë qenë më të komentuara dhe të ndjekura në median online si ai në rolin e kamarierit.

Duket se fjalët e opinionstëve dhe pëlqimi nga publiku ka nxitur rivalitetin mes çunave dhe kjo u vu re nga pyetja që Kristi, fronisti tjetër bëri në “Talk Love Story”.

Ai u habit kur dëgjoi komentet e opiniontëve dhe nuk priste që Xhoni të kishte impakt më të mirë se ai.

Kristi: Më shumë fjalë të mira për Xhonin se për mua?!

Xhoni: Ka qenë fat, ti e vendos si do të jesh aposi do të dalësh edhe si do të sillesh ti me tjetrin. Unë nuk e kam marrë në telefon atë dhe i kam thënë: Fol mirë për mua. E ka vendosur vetë. Më pëlqen shumë si kam folur dhe ma kanë kapur pak atë pjesën time dhe unë po e marr vesh nga fillimi.

Eni Shehu: E nise si aktor tani nuk e di si do ta vazhdosh..

Xhoni Pojani: Ky është shoë. Unë jam single, jam 27-vjeç dhe unë kërkoj një dashuri në jetë. Vjen pjesa kur nuk e di çfarë do të bësh.

Eni Shehu: Je dashuruar ndonjëherë?

Xhoni Pojani: Njëherë në jetë po.

Kristi apo Xhoni, cili fitoi pëlqimin e menjëhershëm të konkurrenteve të “Love Story 2”?

“Talk Love Story” ka nisur rrugëtimin mes emocioneve të forta dhe përballjes së protagonistëve. Dy fronistët, Kristi dhe Xhoni janë në këtë format për të gjetur gjysmën e tyre më të mirë, por nga impakti i parë cilin nga djemtë kanë pëlqyer më shumë gocat?

Të pyetura nga moderatori Eni Shehu, Xhensila Pere dhe Zhaklina kanë dhënë një përgjigje në lidhje me këtë duke u shprehur se Xhoni ka pasur përparësi duke parë Kristin që ishte Princi nr. 1 si sillej me vajzat, ai kishte më shumë mundësi për të ndjekur një strategji të tijën.

Xhensila Pere: Kristi u shfaq direkt si princ dhe noralisht vëmendja ishte e përqendruar direkt tek ai, por mënyra se si Xhoni po sillej, si një “gentleman” i vërtetë, por më shumë se “bar man” ishte “gentleman” i vërtetë si ai ngacmuesi për të vjedhur pak idenë sip o i trajtonte Kristi, për të vjedhur pak strategji, në një farë mënyre le të themi se ai ia ka dalë me atë mënyrën e çiltër që ka. Unë kam patur shumë besim tek ajo natyrë që do të rrëmbejë shumë emocione të vërteta.

Zhaklina: Xhoni ka pasur përparësi sepse pas takimit dhe pas emocioneve që u shkarkuan tek Princi nr.1, vërtetësi e ndjenjave dhe e ngjarjeve dhe aksionit, u rrëfye tek Xhoni. Kështu që ai konktakti me Xhonin ishte më i sinqertë dhe më i vërtetë.

Xhoni: Për mua ka qenë një pjesë e bukur. Mendoj se Kristi e ka pasur më të vështirë sepse unë e kam pasur më të lehtë duke qenë se kam lëvizur për të parë si sillen. Kam pasur mundësi të luaj pak.

Zhaklina: Ke ardhur në mënyrë më organike dhe më të fshehur.

Kristi: Tek mua franksioni dhe joshja ka qenë më e kondicionuar. U futëm tek dhoma, me strategji, dinin çfarë do të prisnin pak a shumë. Ai princi super i bukur.

Franko: Unë besoj se Xhoni dhe Kristi janë dy tipa shumë të ndryshëm, sepse Xhoni zgjedh dhe mban atë qëndrim  që zgjodhi dhe Kristi e zgjedh dhe e hedh poshtë pas 2 minutash, si në rastin me Selmën.

Algert: Mendoj se ka qenë më e thjeshtë për Xhonin për t’i zgjedhur gocat dhe prandaj e ka bërë atë që të zgjehdi më hapur dhe më me dëshirë, Selmën.

XhoniMe Selmën unë kam pasur më pak këto diskutime dhe kam folur më pak me të se me të gjithë, sepse ajo ka qenë në fillim me mua dhe më pas është futur tek Kristi. Më ka bërë për vete Selma direkt.

“Dea, fytyrë engjëlli me mendime djallëzore”, Xhensila Pere shprehet pa dorashka

Dea është njëra nga fronistet e “Love Story 2”, e cila është vënë përballë opinioneve të publikut dhe opinionistëve që në fillim të rrugëtimit të saj në këtë format dashurie.

Por çfarë mendojnë Xhensila dhe Zhaklina, dy opinionistet e “Talk Love Story” për fronisten?

Ajo që ra në sy ishte komenti i Peres, e cila theksoi se Dea është një fytyrë ëngjëlli me mendime djallëzore, gjë që nxiti diskutim në studio.

Xhensila Pere: Mendimi im për Dean është shumë i shkurtër dhe i qartë. Më duket një fytyrë ëngëlli me mendime djallëzore dhe udhëtimin e saj në “Love Story” e shikoj si një fluturim që do të nisë shumë qetë, por gjatë rrugës do të ketë shumë turbulenca.

Eni Shehu: Kishte tipare djallëzore, ku e vure re?

Xhensila Pere: Ndoshta nga ajo dolën dy kandidatët e tjerë në mënyrë surprizë dhe mënyra se si ajo ka treguar për të tërhequr vëmendjen më bën që të mendoj për këtë gjë.

Zhaklina: Mua më pëlqen Dea, më duket lozonjare, gazmore, e qeshur dhe më pëlqeu shumë si e menaxhoi situatën. Dinte sit a mendaxhonte situatën dhe me ato mjete rrethanore. Më duket shperthyese Dea.

Dea: Nuk dua të bëj cilësime, por jam tip dinamik, energjik, jam tipi i aventurave.

Përsa i përket mendimit të djemve për DeaN, ka folur konkurrenti i “Love Story”, Algerti duke thënë ndër të tjera se gocat duhet të trajtohen shumë mirë në çdo ambient.

Algerti: Përshtypja ime e parë për dean ishte se mu duk shumë pozitive në fakt. Unë bëra një batutë se i thashë mund të bëhesh dhe brune. Gocat duhet të trajtohen shumë mirë, jo vetëm këtu, por dhe në çdo ambient dhe kjo është qytetari.

“Xhoni më ka paragjykuar dhe ofenduar”, konkurrentja e “Love Story” bën deklaratën e papritur

Me nisjen e “Talk Love Story” kanë filluar edhe debatet dhe pakënaqësitë e para ndaj fronistëve. Pas komenteve të mira të opinionistëve për Xhonin, duket se disa nga vajzat nuk janë dakord dhe kanë shprehur hapur mendimin e tyre në lidhje me fronistin.

Kleona, njëra nga konkurrentet e “Love Story 2” është shprehur se nuk i pëlqen fare fakti që opinionistët mendojnë se Xhoni ka tip europian pasi sipas saj me të nuk e ka shfaqur këtë pjesë të tijën.

Kleona: Nuk më pëlqen aspak fakti që i mëshojnë shumë si opinionistët, si Të gjithë faktit që Xhoni jeton jashtë, është europian dhe ka mendime europiane. Në takimin që kisha unë me Xhonin ai nuk e tregoi asapk pjesën që është europian, por më drejtohet mua në një lloj mënyre dhe më thotë mua: Ti që në takimin e parë puthesh me tjetrin, gjë që europianët nuk besoj që e bëjnë dhe besoj se ishte një gjë shumë normale…

Xhoni: Europianët nuk diskutojnë fare?

Kleona: Nuk besoj se diskutojnë një puthje në faqe. Nuk është asapk gjë e keqe, ti takon një njeri dhe e puth në rrugë sidomos kur unë këtu kam ardhur për të gjetur partnerin e jetës..

Debati ka vijuar dhe pjesë e tij është bërë edhe Ardiola, konkurretja tjetër e këtij formati dashurie, e cila ka treguar se Xhoni e ka paragjykuar dhe madje, sipas saj e ka quajtur arrogante dhe të paedukatë.

Ardiola: Dhe të mos harrojmë faktin që Xhoni e ka paragjykuar, është më pargjykuesi këtu dhe unë i hedh poshtë të gjitha ata që u thane për europianizimin dhe që ka lindur jashtë. Xhoni është i pari që paragjykon sepse me mua është zënë dhe ka qenë i pari që më është drejtuar me dy terma shumë ofenduese “arrogante” dhe “e paedukatë” që në ato momente nuk kishin fare lidhje.

Xhoni: Unë jam njeri i hapur. Asnjëherë nuk e mbaj përmbrenda. Unë me Kleonën. Takova Selmën, më ndodhi direkt.

Kleona: Ne jemi 10 vajza këtu që kemi ardhur për ju dhe ju do të ju shohim duke u puthur me të tjerat, kurse ne kemi ardhur për 1 ose 2 këtu dhe ti e paske problem se unë u putha në faqe me Kristin. Xhoni-Ardiolës: Ti e nxorre pak keq, por unë e kam pasur qejf si u zimë. Po të ofendova më vjen shumë keq sepse nuk jam ai lloj robi që do ta ofendojë. Unë kam menduar se e ka marrë si lojë. Dhe pot ë ofendova më vjen shumë keq, nuk e kisha fare në atë kontekst.

“Asaj tjetrës, gocës në fjalë”, Daniela nxehet me Vilianin për harrimin e emrin: Është mungesë respekti

Fronistët e “Love Story 2” bënë zgjedhjet e tyre duke dhuruar trëndafilin për më të preferuarit e tyre dhe i dhanë mundësinë katër konkurrentëve për të realizuar takimet me to.

Por si ndihen protagonistët e tjerë që nuk iu dha mundësia për të qenë të zgjedhurit e fronistëve? Në lidhje me këtë është pyetur edhe Viliani, konkurrenti i këtij formati dashurie, i cili në fjalën e tij i harroi emrin Danielën, njërës nga fronistet e “Love Story 2”.

Vilian: Kam kohë mjaftueshëm që të ju tërheq vëmendjen, si Deas, si gocës në fjalë, tjetrës.

Daniela: Gocës në fjalë…

Eni: Një tjetër që ta ngatërron emrin dhe më thua mua pastaj.

Daniela: Më vjen shumë keq që djemtë janë kaq shumë jashtë loje, jashtë serie dhe janë kaq mendjecekët që as një emër nuk e mbajnë mend, i drejtohen një  fronisteje “vajzën në fjale”, ndërkohë që këtu janë një emër apo dy edhe mbahen mend shumë thjeshtë. Këtë fakt unë nuk e pranoj dhe as nuk e toleroj dot sepse është mungesë respekti.

Xhensila: Le ta marrim si një emocion që janë kaq shumë të emocionuar që kanë përballë vajza kaq të bukura dhe keni treguar kaq shumë karakter saqë unë bie dhe në petkun e djemve sepse edhe ne e kemi pak të vështirë, kështu që merreni si një emocion pozitiv.

Xhoni: Unë dua ta mbaj krahun e Danielës sepse është diçka shumë e vështirë. Unë e kuptoj ndjenjën e Danielës shumë mirë

Xhensila: Edhe unë ta kuptova ndjenjën ty kur nuk ma kujtoje emrin për 4 orë rresht, ndërkohë që ta kam insistuar gjatë gjithë kohës.

Xhoni: Xhensila nuk ka shans që ta harroj emrin tënd.

Xhensila: Kështu që t’i mirëkuptojmë të gjithë

Zhaklina: Unë jam dakord me Danielën sepse kemi 4 fronistë dhe kemi shumë konkurrentë, kështu që bëni strategjitë tuaja që të bini në sy sepse nuk jeni këtu për të tërhequr vëmendjen duke ndjenjur. Luani djema.

“Të tuat i ke vithet?”, Kristina me një rrotullim merr vëmendjen e të gjithëve

Kanë nisur debatet e para mes konkurrentëve në ‘Talk Love Story’. Kristina ka dyshime tek Kristi për zgjedhjen që i ka bërë dhe kërkon një konfirmim nga ana e tij.

Ajo u çua në këmbë dhe bëri një rrotullim pranë tij, por konkurrentet e tjera i vunë re vithet dhe e komplimentuan për to. Por rrotullimi i Kristinës tek Kristi u quajt ulje nga opinionistet.

Kristi: Mua esenca e Kristinës më pëlqeu shumë.

Kristina çohet dhe shkon tek Kristi: Unë them të më shohësh edhe njëherë. Të rregullohem.

Kristi: Mund ta bësh edhe njëherë.

Daniela: Më fal të tuat i ke ato vithet.

Kristina: Faleminderit! A jam unë e zgjedhura jote?

Kristi: Po sigurisht, unë po bëj gjithçka që të ta vërtetoj këtë gjë dhe të ta argumentoj.

Dea: Bravo Kristi.

Kristi: po mos të ishte unë nuk do bëja argument me këto gocat.

Kristina: Më the Barbi, po Barbit janë bionde nuk janë brune.

Kristi: Të kam thënë Bambi, jo Barbi.

“S’kemi ardhur për shoqëri këtu, kemi plot shokë e shoqe…”

Mbrëmjen e së hënës, Dea zgjodhi në takim Rein, duke i dhënë një mundësi për takimin e parë në “Love Story 2”.

Ditën e sotme në “Talk Love Story” Dea tregoi se zgjodhi konkurrentin për një takim për shkak se i është dukur një tip mjaft “funny” pasi sipas saj i pëlqejnë njerëzit që e bëjnë për të qeshur.

Dea: Mua Rei, pavarësisht atij diskutimit që patëm mu duk tip “funny”. E zgjodha sepse mua më pëlqejnë njerëzit që më bëjnë për të qeshur dhe mendoj se edhe këto ngacmimet që janë në mënyrë paqësore. Këto ngacmimet mua më pëlqejnë dhe më bëjnë për vete. Edhe këto ngacmimet që janë deri diku në mënyrë shoqërore.

Eni: S’kemi ardhur për shoqëri këtu, kemi plot shokë dhe shoqe.

Rei: Zgjedhja ishte e befasueshme për mua, nuk e prisja të them të drejtën dhe do e surprizoj Dean.

Franko: Mua nuk më duket bindëse sepse një takim duhet të ketë seriozitet dhe jo shumë funny meqë është edhe takimi i parë.

Dea: Varet se çfarë më pëlqen. Mua më pëlqejnë djemtë që më bëjnë për të qeshur.

Franko: Protagonisti duhet të bëjë seriozin në mënyrë që ta njohë.

“Stop banalitetit! Të pëlqen apo s’të pëlqen?”

Në studion e “Talk Love Story”  u diskutua në lidhje me ngacmimin që patën dy fronistet me njëra-tjetrën.

Zgjedhja e Deas në një takim me Rein ka nxitur një debat mjaft të fortë në studion e “Talk Love Story” ku dhe janë shfaqur debatet e para mes gocave.

Zhaklina: Dhe unë isha shumë kurioze për përgjigjen e Deas, ishte vërtetë një ngacmim për sfidë apo edhe brenda kësaj sfidës kishte një lloj ngacmimi?

Daniela: Rei erdhi gati me një fragment që e kishte mësuar. E kishte ditur që Dea kishte një profesion stjuardese…

Dea: Rei nuk e dinte që unë isha stjuardesë.

Daniela: Më fal, Rei u kthye 3 herë dhe herë e tretë tha batutën. Rei erdhi me batutën, e kaloi në banalitet dhe unë ka qenë një fragment që nuk e kam prekur. I kam thënë “Rei stop banalitetit dhe brenda formatit ji më gentleman.

Dea: Këtu bjen në kundërshtim me fjalët e tua sepse nga njëra anë thua: Rei më pëlqen, është tip i zgjuar.

Daniela: Unë nuk kam dhënë asnjë lloj pëlqimi. Nëse ka pëlqim ndaj meje, do ta mbështes. E pëlqej Rein deri diku nuk po e hedh poshtë. Më vjen keq për zgjedhjet e tua Dea sepse zgjedh të kundërtën e asaj që ke thënë pak më parë. Dea si personazh duket engjëll. por mund të jetë djall dhe e shpreh këtë në fragmente.

Xhensila: Mos transformoni fjalët dhe mënyrën si ne i themi gjërat.

Rei: Nuk e kisha mësuar përmendësh, ashtu si e ndjeva, ashtu e thashë.

Xhensila: Të lutem mos më transformo atë që thashtë, ishte vetëm për pjesën e mendimeve./ tvklan.al