Leutrimi “rrëmben” Danielën nga Viliani?! Jonny shkëmben puthjen e parë me Rominën në Love Story!
Leutrimi tregon për lidhjen me modelen franceze: E çova në mal dhe…
Leutrimi, futbollisti, djali nga Kosova që jeton në Francë, ka vetëm një javë që i është bashkuar programit “Love Story” në Tv Klan dhe menjëherë ka fituar një takim nga Daniela.
Daniela: Ty të pëlqejnë vajzat modele? Se futbollistët janë pak të fiksuar pas modeleve.
Leutrim: Kam pasur një modele në Francë.
Daniela: Si ka qenë romanca jote?
Leutrimi: I kam bërë një surprizë, e kam çuar në mal në një shtëpizë druri me drita…
Daniela: Çfarë nuk shkoi me atë vajzën?
Leutrimi: Më xhelozonte shumë…
Të dy, Leutrimi me Danielën kanë realizuar një set fotografik disi provokues ku ai shfaqet i zhveshur gjithashtu edhe ajo tepër provokuese e sensuale.
Leutrimi tregon se në Francë për shkak të Covid futbolli është bllokuar dhe e ka shfrytëzuar si një mundësi për të ardhur në “Love Story”.
Në fund të takimit ai i ka dhuruar Danielës fanellën e skuadrës së vetë.
Jonny dhe Romina shkëmbejnë puthjen e parë: Dua të aktroj në një serial turk, vdes të bëj seks kur bie shi
Romina ka treguar në nisje të takimit me Jonny se ajo e priste një takim të dytë me të. Takimi i tyre i parë është komentuar shumë nga të gjithë konkurrentët e tjerë për afrimitetin e që ata patën në takimin e parë.
Romina: Çfarë kërkon ti nga një femër?
Jonny: Të jetë e hapur, e dashur, mos t’i marri gjërat shumë seriozisht.
Romina: Mendon se do e gjesh femrën ideale në Love Story?
Jonny: Ka mundësi.
Gjithashtu Romina ka treguar për pasionet e saj si sportin, aktrimin, por tani është fokusuar në fushën e marketing dhe do të jetë imazh i një marke ndërkombëtare.
Romina: Ëndrra më e madhe është të aktroj në një serial turk.
Duke folur për Jonny ajo tregon se çfarë nuk i pëlqen.
Romina: Nuk më pëlqen se jemi të dy shumë impulsivë, duke u zënë asnjëri nuk i hap rrugë tjetrit…
Jonny tregon se pas programit ai mund të kthehet në Gjermani, të shëtis botën, por ende nuk ka plan të sigurtë se mund të rri edhe në Shqipëri.
Jonny: Cila stinë të pëlqen më shumë dimri apo vera?
Romina: Dimri, për dy arsye se është shumë romantik dhe vdes të bëj seks kur bie shi.
Pas këtij momenti të dy kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë në program.
Dea largohet papritur nga takimi me Enin: Ka një problem se jam vetë i tretë
Këtë javë në programin e të hënës “Love Story” Dea ka zgjedhur Enin për një takim të dytë. Ata kanë diskutuar për marrëdhënien e tyre se si do të ishin si një çift. Eni ka treguar edhe për nënën e tij që nuk e ndan nga vetja dhe do të jetonte bashkë me të, por takimi është ndërprerë nga një telefonatë e papritur që duket se ka ndryshuar gjithçka. Çfarë ka ndodhur?
Dea: Nëse vajza që ti ke në krahë bën më shumë para se ty, a mendon se është një problem për ty?
Eni: Nuk ja lejoj vetes që një vajzë të marri më shumë para se unë.
Dea: Mendon se marrëdhënia në çift duhet të jetë 50-50?
Eni: Po gjërat mund të jenë të përbashkëta, po tek pjesa e shpenzimeve s’ka përse. Por ka një problem se unë jam vet i tretë.
Dea: Pse? Ke dhe mamin?
Eni: Nuk të lë ajo.
Dea: Do të jetë gjithë kohës me ty?
Eni: Do të jetë patjetër.
Dea: Nëse e dashura jote të thotë jo nuk dua ta sjellësh mamin tënd të jetoj me ne.
Eni: Nëse më ka pranuar mua më ka pranuar me të gjitha të këqijat dhe të mirat e mia.
Dea gjatë takimit ka treguar se ajo është shumë konfuze për ndjenjat e saj për Enin.
Papritur Dea merr një mesazh në telefon edhe pse është përpjekur të fsheh emocionet ajo e ka ndërprerë takimin për të bërë një telefonat.
Albioni bën gati valixhet! Dea e bind të qëndrojë me kushtin që…
Diçka e papritur ka ndodhur në momentin kur Dea ka qenë në takim me Enin, ajo është detyruar të largohet nga takimi për shkak të një mesazhi që ka marrë nga Albioni. Ai do të largohet nga programi dhe të niset drejt Prishtinës duke bërë gati valixhet.
Albioni nuk i është përgjigjur Deas në telefon dhe bashkë me produksionin kanë shkuar në dhomën e hotelit ku ai po qëndron.
Albion: E zgjodhe atë në takim? Pse nuk e vazhdove? E di që jam xheloz?
Dea: Po. Nuk kam bërë gjë. Kam ardhur këtu se nuk dua që ti të largohesh.
Pas disa debateve duket se Dea e ka bindur Albionin të qëndrojë në program.
Albion: Je e sigurtë që do dalësh vetëm me mua?
Dea: Po pranoj do dal vetëm me ty.
Pas këtij momenti të dy kanë shkëmbyer një puthje dhe duket se janë në program vetëm për njëri-tjetrin.
Eni kërkon të largohet nga “Love Story”, fjalët për Dean: Je në kthetrat e Albionit, të drejton ai
Eni, një prej konkurrentëve në Love Story, ka kërkuar që të largohet nga programi. Vendimi i tij ka ardhur pas takimit me Dean, i cili u ndërpre për shkak të një mesazhi të Albionit drejtuar fronistes. Eni iu drejtua Deas dhe i tha se ajo është gjatë gjithë kohës në kthetrat e Albionit. Prandaj, ai kërkoi mirëkuptimin e produksionit për t’u larguar.
“Desha t’i them Deas që e kam shprehur pëlqimin për të që në takimin tonë të parë. Kam qenë gjithë kohës i fokusuar dhe i përqendruar tek ty. Më zgjodhe në një takim të dytë sepse ndoshta ke menduar se mund të kishim diçka më shumë bashkë. Ajo nuk ndodhi sepse je gjatë gjithë kohës në kthetrat e Albionin dhe ai të drejton dhe ti e ndjek gjithë kohës nga mbrapa. Mendoj se nuk kam asnjë arsye për të qëndruar në program, kërkoj mirëkuptimin e produksionit dhe dua të largohem nga Love Story”, tha Eni.
Pas këtyre fjalëve, Dea i kërkoi ndjesë Enit për situatën që rrodhi gjatë takimit dhe i ktheu përgjigje duke thënë se nuk është në kthetrat e askujt.
“Përpara se të largohet dua t’i them Enit që të kërkoj ndjesë për mënyrën si rrodhi gjëja. Nuk jam në kthetrat e askujt. E fundit fare, edhe nëse do kisha qenë në takim me dikë tjetër dhe ti të më kishe shkruar një mesazh dhe të më thoshe që do të largohesha do kisha vepruar po njësoj. Nuk dua të jem unë shkaku kryesor dhe dua që gjërat të diskutohen. Ti je një djalë shumë i mrekullueshëm. Bëj atë që ndjen të bësh”, tha Dea.
Ndërkohë, Alketa Vejsiu iu përgjigj Enit se produksioni do ta mendojë kërkesën e tij.
Rrëfehet Nadezh: Jam rrëmbyer e dhunuar për 3 vjet nga ish-partneri
Nadezh dhe Kristi zhvilluan takimin e tyre të parë në emisionin e dashurisë “Love Story”. Bukuroshja, e cila ka ardhur nga SHBA-ja për t’u bërë pjesë e këtij programi në Tv Klan, ka rrëfyer dhunën që ka përjetuar nga ish-partneri në një marrëdhënie të saj më parë. Nadezh i ka treguar Kristit se është dhunuar fizikisht edhe rrëmbyer. Por gjithçka ka përfunduar, tha Nadezh, dhe personi në fjalë ka përfunduar në burg.
Kristi: Kam pyetje të tjera, më personale, përvojat e tua me djemtë, ose burrat si kanë qenë?
Nadezh: Kam patur marrëdhënie ku kam qenë e dhunuar fizikisht.
Kristi: E dhunuar fizikisht? Me të vërtetë?
Nadezh: Po, për tre vjet, përfundova…..
Kristi: Dhunë e dyanshme?
Nadezh: Jo, nga njëra anë. Madje dhe më ka rrëmbyer. Në fund të lidhjes….
Kristi: Të ka rrëmbyer? Kjo është gjë e rëndë…
Nadezh: Jo, është shumë, shumë e rëndë. Gjithsesi ka përfunduar në burg. Erdhi një herë tek stacioni i trenit, më rrahu para të gjithëve aty!
Kristi: Ku ndodhi kjo gjë? Në çfarë vendi?
Nadezh: Në Francë. Më ka kapur dhe tërhequr me forcë para të gjithëve, më ka kapur për flokësh dhe asnjëri nuk lëvizte. Përfundova tek shkallët, dola nga ana tjetër dhe përfundova në makinë.
Kristi: Po, kjo është shumë e rëndë.
Nadezh: Po është shumë, shumë e rëndë.
Nadezh flet për djemtë shqiptarë: Janë pak maço! Nga fiziku… eh!
Surprizë ishte hyrja e Nadezh në programin e dashurisë në Tv Klan, “Love Story”. Bukuroshja në vetëm një javë mundi që të tërheqë vëmendjen e të gjithëve, padyshim edhe të Kristit.
Fronisti i dhuroi të hënën e kaluar një trëndafil Nadezh dhe ditët kaluan duke ia lënë vendit takimit të tyre i cili ishte shumë sensual. Gjatë bisedave me Kristin, Nadezh ka treguar se si i duket Shqipëria dhe djemtë shqiptarë.
Kristi: Ke ardhur në Shqipëri Nadezh, si po të duket deri më tani?
Nadezh: Më pëlqen shumë Shqipëria, më pëlqen, është shumë e bukur, peizazhet, malet, më pëlqen gjithçka vetëm se është pak ftohtë. Njerëzit janë të sjellshëm, ushqimi është shumë i mirë, kam gjetur disa gjëra që më pëlqejnë shumë si për shembull byreku, dhe një gjë tjetër e mirë këtu janë dhe krepat.
Kristi: Po fli-ja të pëlqen? Si të duken djemtë këtu në përgjithësi? Në aspektin fizik? Në mentalitet? Mënyra se si flasin me ty, se si flasin me njëri tjetrin?
Nadezh: Për nga fiziku… eh, ndërsa përsa i përket mentalitetit, me sa kam parë, sepse kam dalë shumë pak, janë pak maço.
Nadezh vjen në Shqipëri nga SHBA-ja dhe është trajnere personale gjë që e bën që të ketë një trup shumë të bukur. Por pavarësisht kësaj nuk mund të mungonin vlerësimet e Kristit për pjesët e saj të trupit.
Kristi: Atëherë është radha jote tani të thuash diçka.
Nadezh: Ja dhe barku im (Abdomeni im)
Kristi: Këtu mund të zgjerohesh pak, këtu një çikë më pak.
Nadezh: Mua më pëlqejnë. Gjithçka çfarë duhet, jo me tepricë.
Kristi: Shpatullat i ke yll fare.
Nadezh: Faleminderit.
Kristi: Këtu s’kemi çfarë të themi. Edhe të pasmet i ke shumë mirë./tvklan.al