Portieri synon rekordin e Europianit ndaj Danimarkës

Anglia gjatë Euro 2020 vendosi disa rekorde, ku spikat që nuk ka pësuar gol në 5 ndeshje radhazi. Jordan Pickford është një hap larg të bërit histori në këtë Kampionat Evropian. Portieri i Everton për pesë ndeshje radhazi mbajti rrjetën e tij të paprekur, çka përputhet me arritjen e Iker Casillas në “Euro 2012”, ku Spanja doli fituese.

Nëse portieri anglez e mban të pastër rrjetën e tij edhe kundër Danimarkës, ai do të bëhet portieri i parë që regjistron gjashtë ndeshje radhazi pa pësuar gol në historinë 61-vjeçare të kompeticionit. 27-vjeçari ka qenë shumë i sigurt në këtë Europian, duke bërë pritje spektakolare.

Vlen të kujtohet performanca e tij kundër Gjermanisë, kur bëri pritje vërtet shpëtimtare. Ky rekord i ri për Pickford është i dyti i Verës, pasi u bë portieri i parë i Anglisë që e mbante tre ndeshje radhazi të paprekur rrjetën e tij në fazën e grupeve të një turneu të madh ndërkombëtar që nga Gordon Banks në vitin 1966. Po atë vit, Anglia fitoi Kupën e Botës.

Klan News