Trajneri i vllaznisë do nga skuadra që të mos gabojë më, preferon pikët përpara lojës së bukur

Trajneri Mirel Josa kërkon nga Vllaznia që të mos dalë pa pikë në transfertën kundër Teutës.

Kuqeblutë vijën pas fitores në “Loro Boriçi” kundër Kastriotit, ndërsa “Djemtë e detit” pas humbjes me Tiranën 4-0.

Tekniku shprehet se në sfidën që do të luhet në Durrës, duhet kujdes nga skuadra e tij, pasi kundërshtarët do të mundohen t’i ndëshkojnë.

Mirel Josa: Janë ndeshje me ekipet që duan pikë. Nuk do të merrem me kundërshtarin dhe duhet të luajmë futboll dhe të marrim pikët, do shoh punën që do të bëjmë në fushën e lojës. Nuk ka kohë për të humbur sepse me ndeshje të veçanta kemi humbur shumë, dhe do të ishim më mirë në klasifikim. Do shohim të marrim pikët dhe jo të luajmë bukur, në ndeshje si kjo në Durrës duhet përqendrim i madh dhe do duhet të dalim me pikë. Duhet të bëjmë mirë si në sulm dhe në mbrojtje pasi kundërshtari do mundohet të na godasin.

Josa shtoi se nuk i llogarit të dëmtuarit, ndërsa kërkon gatishmëri nga futbollistët e tjerë me Latifin e Boshnjakun që do të mungojnë. Ai kërkon që kuqeblutë të shamngin gbimet.

Tekniku 59 vjeçar përgëzoi edhe ekipin e Vllaznisë për femra për kualifikimin historik në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.

“Urime shumë stafit dhe ekipit bënë një ndeshje të mirë. Më bëri përshtypje shumë pasi shikova dhe ndeshjen e parë e të dytë dhe ekipi ishte përmirësuar shumë. I uroj suksese në vazhdimësi, ishte një shans që e kapën në momentin e duhur. Ishte një punë e madhe dhe përkushtim nga stafi që ka investuar shumë dhe u shpërblye. Kishte shumë përmirësim dhe kjo më pëlqeu, tani i duhet të vijojnë kështu dhe në fazën tjetër”.

Por ai refuzoi të bëjë krahasim mes dy ekipeve, pasi Vllaznia e tij luan për kampionat, e do të tregojë veten kur të shkojë në Kupat e Europës.

Klan News