Trajneri portugez ka nënshkruar një kontratë, por jo me një ekip futbolli, por si komentator i Premier League në Sky Sport. Portugezi nuk është i angazhuar në drejtimin e një skuadre që nga Dhjetori i kaluar pasi hoqi dorë nga drejtimi i Manchester United.

Pikërisht ndeshja mes të kuqve dhe Chelsea do jetë debutimi i tij në komentim ditën e nesërme. Jose është shprehur se futbolli është një pasion i madh dhe mezi pret të angazhohet mbi Premier League derisa ai të zgjedhë një ekip të ri.

Për sa i përket kësaj çështje, portugezi tashmë preferon të angazhohet në nivel ndërkombëtar dhe kompeticione të rëndësishme dhe po pret të marrë drejtimin e ndonjë kombëtareje.

Një ofertë e tillë iu propozua nga Kina por Mourinho dëshiron një përfaqësuese që merr pjesë në kompeticionin e Kampionatit Europian ose atij Botëror. Deri atëherë, Mourinhon do ta gjejmë duke komentuar ndeshjet e kampionatit anglez në Sky Sport.

Klan Plus