Jose Mourinho pranë shkarkimit nga skuadra e Premier League



Jose Mourinho pranë shkarkimit nga skuadra e Premier League

19:30 20/03/2021

Mourinho do të largohet nga Tottenham

Trajneri portugez, Jose Mourinho duket se është shumë pranë shkarkimit nga skuadra e Premier League, Tottenham Hotspuri edhe pse përfundimi i këtij sezoni është shumë afwr. 

Mourinho mund të mos e përfundojë këtë sezon, pasi Spurs duket se kanë humbur durimin me trajnerin për shkak të eliminimit nga Europa League.

Tottenhami ishte duke fituar 2-0 nga ndeshja e parë, mirëpo u turpërua në të dytën nga Dinamo Zabgrebi me rezultat 3-0, gjë qe solli tension tek skuadra.

Sipas Sportsmail, Mourinho nuk është larg shkarkimit nga skuadrae Tottenham Hotspur, nëse nuk arrin të plotësojë edhe një kusht.

Nëse portugezi nuk arrin që të kualifikojë skuadrën për në Champions League, për edicionin 2021/22, atëherë shkarkimi do të jetë i pashmangshëm.

Jose Mourinho është duke kërkuar më shumë nga lojtarët e tij, mirëpo duket se mbështetja nga ata po i mungon.

Nëse do të konfirmohet se lojtarët janë kundër tij, atëherë shkarkimi do të ndodhë me siguri, pasi Spurs preferojnë të fillojnë sezonin me trajner të ri. 

Klan News







Të ngjashme