Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka deklaruar sot se Rusia është shkëputur nga BE. Në një reagim në mediat sociale, Borell shprehet se regjimi i Vladimir Putin po përdor çdo mjet duke përfshirë dezinformimin.   

Rusia po shkëputet nga BE. Regjimi i Putinit po përdor çdo mjet duke përfshirë dezinformimin për të siguruar mbijetesën e tij”, shkruan Borrell në mediat sociale.

Po ashtu përfaqësuesi i lartë i BE ka shpërndarë një deklaratë të tij të pak ditëve më parë ku deklaron se BE dhe Rusia tashmë nuk kanë më marrëdhënie.

Deklaratat e Borell vijnë pas vizitës së tij në Moskë, ku mori kritika nga përfaqësues të lartë të BE dhe shumë e quajtën vizitën një dështim.

Po ashtu BE dhe Rusia janë përplasur lidhur me arrestimin e Aleksey Navalnyt, i cili është një kritik i Putin. Gjykata ka dënuar Navalnyn, por BE kërkon lirimin e tij dhe e quan mbajtjen e tij në burg si vendim politik./tvklan.al