Vizita vjen pas burgosjes së Aleksei Navalny

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell mbajnë sot një takim dypalësh në Moskë. Diplomatët e lartë pritet të diskutojnë marrëdhëniet midis BE dhe Rusisë, përfshirë zhvillimet aktuale në Ballkan, në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut.

Perspektivat për një plan të përbashkët veprimi gjithëpërfshirës mbi programin bërthamor të Iranit, situatën aktuale në Nago-Karabak, çështje të sigurisë në Evropë dhe tema të tjera pritet të jenë gjithashtu në axhendë.

Vizita tre ditore vjen edhe mes zemërimit ndërkombëtar për burgosjen e aktivistit Alexei Navalny. Liderët evropianë përfshirë edhe Borrell e kanë dënuar këtë vendim të Rusisë dhe kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të Navalny./tvklan.al