Kampioni i botës për peshat e rënda dhe sfidanti i tij britanik janë gati për duelin e kthimit në Xhedah

Kampioni i botës për peshat e rënda Oleksandër Usik dhe sfidanti i tij Enthoni Xhoshua zhvilluan një seancë stërvitore me mediat e pranishme pak ditë përpara ndeshjes së shumëpritur të kthimit mes tyre që do të zhvillohet më 20 Gusht në Xhedah të Arabisë Saudite.

Usik mundi britanikun në shtatorin e shkuar në stadiumin e ”Tottenham Hotspur” dhe mori brezat e WBA, WBO, IBF dhe IBO.

Xhoshua, 32 vjeç, që tani ka si trajner amerikanin ish-kampion bote për peshat pupël Robet Garsia tha se ka mësuar shumë nga ndeshja e parë me ukrainasin dhe parashikoi se do të fitoje me nok-aut.

Ndërsa kampioni në fuqi, Usik, i mbështjellë me flamurin ukrainas deklaroi se ishte i lumtur që ndeshja do të tranmetohej falas në televizionet ukrainase.

“Jam shumë i lumtur për këtë gjë! Faleminderit Zotit! Të gjithë punuam fort! Jam i lumtur që do të ndeshem sërish. Xhoshuan e ndjek prej dhjetë vitesh tashmë, e di si bokson”.

Ndeshja e kthimit mes dy boksierëve të peshave të rënda do të zhvillohet në arenën sportive “Mbreti Abdullah” të Xhedahut.

Klan News