Boksieri britanik synon që në ndeshjen e kthimit ndaj kampionit Usyk të boksojë me agresivitet

Enthoni Xhoshua është zotuar se do të rishfaqë anën e tij agresive në boks kur të përballet me Oleksandër Usik në ndeshjen e kthimit.

Britaniku synon që të shfaqë një qasje destruktive kundër rivalit të tij ukrainas në sfidën e së shtunës, ku do të boksojë me ritëm të lartë, stil që ka qenë çelësi në sukdesin e hershëm në karrierën e tij.

“Unë doja ta mposhtja kundërshtarin duke treguar aftësi superiore në boks, pak rëndësi nëse kishte nëse ishte Usik apo dikush tjetër. Ky ishte mentaliteti im në ndeshjen e parë. Por në ndeshjen e radhës, dua ta shkatërroj rivalin tim. Këtë mentalitet kam tani”.

Fitorja në takimin e kthimit do t’i jepte mundësi Xhoshuas që të rifitonte brezat ËBO, ËBA dhe IBF që i humbi në sfidën ndaj Usik në muajin Shtator.

Por edhe nëse do të fitonte, nuk do ta konsideronte veten si boksieri më i mirë i peshave të rënda, pasi do të donte të përballej me Tajson Fjurin.

Sipas Xhoshuas, deri sa të tërhiqesh nga boksi, gjithnjë ka një sfidë tjetër për t’u ndeshur.

Klan News