Situata e nxehtë mes Adrianit dhe Josifit në “Shihemi në Gjyq” arriti në një kompromis. Pas negocimeve të tyre për një çmim të arsyeshëm për të dyja palët, Josifi nuk pranonte të paguante çmimin që kërkonte Adriani, një vlerë prej 150.000 lekësh.

Ndërhyrja e zonjës Eni Çobani përmbylli një marrëveshje mes tyre që Josifi të paguajë një vlerë minimale prej 10.000 lekësh (100 mijë lekë të vjetra), të përcaktuara në një kontratë për sa kohë ai do të qëndrojë në shtëpinë e Adrianit.

Eni Çobani: Jemi në fund të seancës së ndërmjetësimit. Do të dilni nga banesa apo do të paguani 150 mijë lekë të vjetra? Është oferta e fundit e zotit Adrian.

Josif: Të shikoj mos gjej borxh.

Adrian: Ajo është tjetër hesap.

Eni Çobani: Të lutem, dua fjalën tuaj sot. Për 100 mijë lekë thatë, po, ai kërkon 150.

Josif: Duke shtrënguar rripin.

Adrian: Me kontratë.

Eni Çobani: 150 mijë lekë të vjetra, do t’i jepni, apo jo?

Josif: 100 mijë lekë po, më tepër jo.

Adrian: I dua me kontratë, nuk dua më fjalë, fjalët i merr era.

Eni Çobani: Atëherë, biem dakord me 100 mijë lekë?

Adrian: Jo nuk jam. Të paktën 120, po e mëshiroj.

Josif: Ta mendojmë.

Ardit Gjebrea: Ku jeton?

Adrian: Unë jam jashtë shtetit, në emigrim, por banesa është në Fier, unë nuk jetoj aty.

Ardit Gjebrea: Po të jetë për 20 mijë lekë, falja vëlla se 20 mijë lekë të vjetra janë dhe aty në emigrim ku je ti, rrogat e mundësitë janë.

Eni Çobani: Atëherë, ju kërkoni bërjen e një kontrate qeraje, në prezencën time dhe të një noteri, për shumën 100 mijë lekë?

Adrian: Po, po, ia fala.

Eni Çobani: Zoti Josif, 100 mijë lekë?

Josif: 100 mijë lekë, por ki parasysh që unë do shtrëngoj rripin.

Eni Çobani: E shtrëngon, s’e shtrëngon rripin është puna juaj. 100 mijë lekë do ia japësh domethënë?

Josif: Po, do t’ia jap.

Eni Çobani: Atëherë, ta mbyll seancën e ndërmjetësimit?

Josif: Ta përmbyllim.

Ardit Gjebrea: …duke shtrënguar rripin që i ka hequr Adriani./tvklan.al