Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka vijuar turin e saj me gratë, duke u ndalur në Kukës ku ka përmendur vlerat e rrugës që lidh shqiptarët.

Jozefina Topalli: “Kryetari i Bashkisë së Tiranës erdhi në Kukës, por nuk shkoi tek rruga. Erdhi në Kukës, por nuk foli një fjalë të mirë për rrugën. Erdhi në Kukës dhe vazhdoi të hidhte baltë mbi atë që është kryevepra jonë. Në 8 vjet e nëpërkëmbën, e nënvlerësuan dhe pastaj e vodhën, e vodhën, e vodhën, e vodhën me të gjitha taksat që morën për këtë rrugë. Kur rruga filloi, ata filluan të hedhin vrer dhe pastaj helm dhe pastaj, çdo ditë baltë, baltë, baltë pa fund. Kjo rrugë ka lëvizur malet. Kjo rrugë ka tundur tokën. Kjo rrugë na ka bashkuar ne shqiptarëve. Ne shqiptarëve në Shqipëri, ne shqiptarëve si komb, ne shqiptarëve në Ballkan. Kjo rrugë e ka emrin Sali Berisha. Rruga që bashkon vendin është rruga e të gjithë shqiptarëve, është rruga jonë, është e ardhmja jonë.”

Zonja Topalli është larguar nga Kukësi me besimin se më 28 qershor do të ketë një fitore të dytë./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku