Gjatë turit të saj  “Shqipëria po ndryshon” kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, u ndal në një tubim elektoral me gratë e qytetit të Vlorës.

Duke i bërë dhe një herë thirrje të pranishmëve të votojnë numrin 10 Topalli tha se një votë për koalicionin e djathtë është një votë për të gjithë nënat dhe fëmijët e tyre.

Jozefina Topalli: “Nënat dhe zonjat kësaj radhe votojnë vetëm numrin 10, sepse dhjeta është numri më i mirë. Dhjeta është numri që secila prej nesh tërë jetën do, e kemi kërkuar, e kemi dashur për veten tonë, e kemi dashur për vajzat tona, e kemi dashur për bijat tona. Unë besoj se secila prej jush me datën 28 Qershor do shkojë shtëpi më shtëpi, derë më derë, rrugicë më rrugicë për t’i thënë çdo nëne, për t’i thënë çdo mikje, për t’i thënë komshisë voto për fëmijën, voto për triumf, voto për studentë, voto për të ardhmen, voto për Shqipërinë evropiane. Nuk ka prioritet më të madh për mua personalisht që t’i shikoj rast për rast të gjitha ato gra që janë vetëm, që rrisin jetime, që nuk kanë burrat këtu, që janë të divorcuara. Ato do të trajtohen ndryshe.”

Sipas nënkryetares së Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, 28 Qershori do të shënojë edhe një herë ndryshimin, i cili ka filluar tashmë./tvklan.al