Blendi Fevziu: “A ju obligon ju një ligj i gjykatës kushtetuese në mos gaboj janari 2005 që të merrni parapëlqimin e parlamentit për anëtarët e gjykatës së lartë dhe kushtetuese?

Bamir Topi: “Absolutisht që jo, është neni 136 që flet në mënyrë shumë të qartë për ekskluzivitetin e dërgimit në parlament të dekreteve. Duhet të respektohet në mënyrë absolute procedura kostiucionale që dekreti i presidentit shkon, o fiton ose rrëzohet në parlament, por kurrsesi nuk mund të qëndrojë pezull, sepse krijohet një precedentë që është pa diskutim antikushtetues.”

Kjo deklaratë e presidentit të republikës bërë në emisionin Opinion në televizionin Klan ku lihet të kuptohet se parlamenti po vonon qëllimisht shqyrtimin e dekreteve të tij për emërimin e 5 anëtarëve të gjykatës se lartë është hedhur poshtë nga vetë zonja Topalli.

Pas kundërpërgjigjeve të njëpasnjëshme bërë nga zëdhënësja e saj, Topalli ka vendosur sot të shpjegojë vetë përpara gazetarëve kompetencat institucionale të presidentit dhe parlamentit. Kompetenca që sipas saj burojnë nga një vendim i gjykatës kushtetuese.

Jozefina Topalli: “Kjo Gjykatë Kushtetuese në thelbin e vet i jep meritën e emërimit Kuvendit, por në të njëjtën kohë thotë që institucioni i presidencës dhe institucioni i Kuvendit duhet të bashkërendojnë punën për të gjetur konsensus. Dhe unë si përfaqësuese e Kuvendit jam tërësisht e gatshme, tërësisht e hapur në zbatim të këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, por edhe për faktin se jam besimtare e dialogut, e koordinimit, e bashkërendimit të punës midis institucioneve për të gjetur konsensusin në këtë proces.”/tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka