Qeveria Majko nuk e ka ndryshuar aspak qëndrimin e saj ndaj Opozitës. Demokratët kanë nisur vlerësimin e 100 ditëve në pushtet të pasardhësit të Nanos dhe kanë vënë re se më gjithë përpjekjet e tij për të adoptuar një model tjetër sjelljeje, rezultatet e qeverisjes mbeten negative.

Sipas Kryetares së Parlamentit, Topalli, drejtësia po e humb krejtësisht kuptimin e emrit të saj, pasi roli i Prokurorisë dhe organeve të tjera të saj, merr përsipër vetëm heqjen e imunitetit të opozitarëve. Ajo kërkoi nga Qeveria që për t’u bërë më e besueshme në deklaratat për dialog me Opozitën duhet hequr nga programi akuza ndaj saj për grusht shteti, si dhe të largojë nga Prokuroria të gjithë ata që kanë marrë pjesë në hetimet dhe gjyqet speciale në të kaluarën.

Topalli gjithashtu tha se Partia Demokratike është për një zgjidhje politike e cila t’i paraprijë zgjedhjeve të parakohëshme./tvklan.al