Jozefina Topalli dhe Leonard Demi flasin rreth diskutimeve të bëra në Këshillin e Partisë Demokratike. Jozefina Topalli shpjegon se u dikutua rreth zbardhjes se vrasjes së Azem Hajdarit dhe njëkohësisht për zbatimin e kërkesave të përcaktuara në mënyrë të detajuar nga rezoluta e Këshillit të Europës  si dhe për përjashtimin e Partisë Demokratike nga procesi kushtetues.  Për zonjën Topalli, parësore vijnë kushtet e Rezolutës së Këshillit të Europës dhe pas tyre vjen referendumi.  Ndërsa shkurtimisht dhe pa shumë detaje Leonard Demi tha se akoma nuk është marrë një vendim për Kushtetutën.

Pamje selia e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli intervistë, Leonard Demi./tvklan.al