Topalli kundër Bashës: PD nuk është më

Topalli kundër Bashës: PD nuk është më

22:42 30/06/2019

Një reagim të ashpër ka pasur në rrjetet sociale ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli.

Ajo thotë se pas rreth 3 dekadash, PD nuk ka me asnjë pushtet, nuk është më as në Parlament dhe nuk ka më asnjë bashki.

Djegien e mandateve ajo e quan një akt të papërgjegjshëm të historisë së demokracisë dhe se me këtë Basha praktikisht i ftoi shqiptarët në lufte vëllavrasëse.

Sipas saj demokratet e fundit të punësuar në bashkitë e djathta do jenë në mëshirën e Edi Ramës.

Ish-kryetarja e Kuvendit shprehet se Partia Demokratike praktikisht nuk është më dhe kjo është vrasja me mizore, që kreu i saj mund t’i bënte demokrateve për karrigen dhe hallet e tij.

Topalli shkruan se është koha për te ringritur Partinë Demokratike nga e para dhe për të larguar ketë klasë politike.

Pas rreth 3 dekadash, PD nuk ka më asnjë pushtet. 

Partia Demokratike nuk është më as në Parlament dhe nuk ka më asnjë bashki. 

Me urdhrin për djegien e mandateve Lulzim Basha e nxori atë me dhunë, jashtë parlamentit duke tradhtuar e fyer, mbi 400 mijë demokratë, që votuan siglën e kësaj force politike. Me këtë, që është akti më i papërgjegjshëm i historisë së demokracisë, ai praktikisht i ftoi shqiptarët në luftë vëllavrasëse. Pas kësaj, premtoi se do krijonte qeverinë teknike dhe do rrëzonte Edi Ramën.

Sot, me moshyrjen në zgjedhje, jo vetëm që nuk arriti asnjërën, por i dhuroi Ramës të gjitha bashkitë, të gjitha pushtetet. Nga sot çdo gjë ka ndryshuar. PD është jashtë çdo pushteti politik dhe lokal, ndërkohë që Edi Rama ka marrë çdo gjë. Demokratet e fundit të punësuar në bashkitë e djathta do jenë në mëshirën e Edi Ramës. Partia Demokratike praktikisht nuk është më. Dhe kjo është vrasja me mizore, që kreu i saj mund t’i bënte demokratëve. Ky është demi me kriminal ndaj vendit, që Lulzim Basha kreu për karrigen e hallet e tij.

Dhe nuk mbaron këtu. Ai tradhtoi shpirtin perëndimor të forcës politike, që lindi për të hapur dhe për të integruar vendin në Europë e NATO. Nuk po ndalem këtu të komentoj për deklaratën e tij të para pak minutash, kur 

këndonte fitore, mbi kufomën e një force politike që, një kohë i dha jetë e ëndërr një kombi për 3 dekada, e që qëndroi në këmbë mbi sakrificën e jetën e idealistëve te paepur në dekadat e shkuara.

Nga sot, asgjë nuk është me si më parë.

Pasi ka marrë faturën e dhunës, pasi humbi mbështetjen e gjithë botës, pasi kreu vetëvrasjen me kriminale që mund të imagjinohej… dhe desh ta çonte vendin në përplasje..;

Pasi humbi “revolucionin”, dhe dështoi të arrinte qeverinë teknike, pasi dështoi të rrezonte Ramën dhe pasi la PD pa

asnjë pushtet politik…Ti Lul kësaj radhe nuk mund të këndosh më mbi trupin që jep shpirt të Partisë sonë.

Ti ishe eksperimenti me i pamerituar për demokratet dhe për vendin.Partia Demokratike ka kaluar edhe një herë tjetër një moment tragjik.  Dhe demokratet e vërtetë, përmes përpjekjeve herkuliane ia dolën ta ngrijnë nga hiri dhe ta sjellin në pushtet.

Edhe sot Lul, njerëz të ndershëm, të rinj e të reja, idealiste e intelektuale, patriote, të pakorruptuar e të pashitur do ta shpëtojnë nga pengmarrja e tradhtia, do ta ngrijnë sërish në piedestalin që i takon, për t’i dal zot vendit, interesit publik e njerëzve që i lë pa shpresë e pa perspektive. Njerëzit e lirë,nuk do lejojnë më, qe as ti dhe as 3-4 shokët tuaj në pushtet dhe “opozitë” të mbajnë në dëshpërimin e dhimbjes e të pamundësisë, një popull që boll ka vuajtur në shekuj.

Është koha për të ringritur Partinë Demokratike nga e para. Është koha për të larguar këtë klasë politike.

Demokratet, shqiptaret do ia dalin./tvklan.al

 

Të ngjashme
UKT