Nënkryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, ka marrë dhe njëherë nën shqyrtim nenin 18 të projekt Kushtetutës i cili bie në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut. Ajo shtoi se Partia Demokratike do t’i bëje të ditura të gjitha vërejtjet. Sipas zonjës Topalli, e cila është dhe juriste, nje nen i tillë nuk gjendet në asnjë Kushtetutë tjetër lindore apo perëndimore. Për lideren demokrate, shqiptarët nuk duhet të votojnë për Kushtetutën pasi ajo synon një shtet policesk.

Pamje nënkryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli./tvklan.al