Prej më shumë se një viti, Jozefina Topalli është shkëputur nga politika. Ajo ishte sot në emisionin “Rudina” ku ndryshe nga herë të tjera foli edhe për pasionet e saj. Politikania tregoi se ëndrra e saj e fëmijërisë ka qenë të ishte matematiciene, por sot tregon pasionet si e rritur. Kalërimi dhe kitara janë tashmë dy nga pasionet e saj.

https://youtu.be/Ieje1jv7eCQ?t=29m43s

“Unë i kam rënë kitarës në një festival fëmijësh që bëhej në Shkodër. Kam marrë pjesë vetëm një herë në orkestër. Nuk kam ndonjë talent për kitarë, por kur isha e vogël prindërit më dërguan në kurs kitare në Shtëpinë e Pionerit. Ishte diçka e veçantë, sepse jo shumë vajza i binin kitarës. Shtëpia e Pionerit ka patur aktivitete shumë të bukura. Prindërit na kanë edukuar që pavarësisht fushës në të cilën do të ishim, të bënim më të mirën që mundeshim. Unë kisha pasion për matematikën dhe aty jepja maksimumin. Vëllai im ka qenë kampion në volejboll dhe aty e jepte maksimumin. Motra ime po ashtu ka qenë shumë e mirë në mësime”

, tha Jozefina.

Ajo shtoi më tej se një tjetër pasion i saj janë edhe garat me kuaj. Topalli tha se raporti me natyrën është ai që i jep një ndjesi të veçantë dhe se i mbush shpirtin.

“Gara me kuaj është ndër garat më të bukura. Unë nuk është se di të qëndroj dhe të vrapoj bukur me kalin, por është një ndjesi shumë unike. Nuk ka kafshë më fisnike se kali. Ndonjëherë ne humbim pjesën më të bukur të ditës tonë, raportin me natyrën. Rikthimi tek një këngë e bukur, tek një shikim i vërtetë të mbush shpirtin shumë më tepër se sa gjërat e luksit. Unë kam një rikthim të fuqishëm tek natyra. Tani nuk më kontrollon më kush ditën, tani e kontrolloj unë ditën

”, përfundoi Topalli.

/tvklan.al