Në seancën e sotme të ndërmjetësimit në “Shihemi në Gjyq” në E Diela Shqiptare, janë dy bashkëshortët, Dallëndyshja dhe Kujtimi. Prej vitesh kur martuan vajzën, mes tyre kanë lindur konflikte. Dallëndyshja akuzon bashkëshortin si fajtor për humbjen e vajzës, e cila ka lënë një djalë jetim. Nipi është arsyeja përse ata vijnë sot në seancën e ndërmjetësimit.

Ata u larguan nga Tepelena në Sarandë për një jetë më të mirë. Vendosën të martojnë vajzën, por pas vitit të parë që shkonin mirë me bashkëshortin e saj nisën problemet në shtëpi. Shqiponja ngeli shtatzënë, por ajo nuk u trajtua mirë në shtëpinë e burrit.

Kujtimi: Jam i helmuar deri në zemër nga Gjykata e Gjirokastrës. Kam patur një vajzë të martuar në Gjirokastër, në2003 ka lindur një fëmijë, djalë dhe në vitin 2004 u nda nga burri. Gjykata i dha të drejtën vajzës të mbajë djalin dhe babi i djalit do i jepte 30 mijë Lekë në muaj. Në vitin 2007 vajza ndërroi jetë.

Ndërsa Dallëndyshja rrëfeu se ishte faji i Kujtimit që vajza u martua me.

“Burri vendosi në kokën e tij dhe e dha fjalën e vajzën pa u pyetur unë. Më ka ikur vajza më ka lënë djalin jetim. Vitin e parë shkonte mirë me burrin. Ngeli shtatzënë, aty filluan telashet, pasi kishte shumë punë dhe nuk  i përballonte dot të gjitha, kishin lopë, bagëti në shpi. Dalin e kishin të vetëm nuk bënë asnjë punë”.

Por edhe pse vajza ishte shtatzënë, prindërit e burrit  i kishin vënë shumë kushte, përndryshe nëse nuk bënte punë, duhet të ikte nga shtëpia.

Dallëndyshja: I thoshte vjehrri do punosh deri në 12 të natës dhe do ngrihesh në 3 të mëngjesit. Unë këto kushte kam, nëse do mirë, në të kundërt ik tek babai. Më thotë vjehrra merre bukën me tepsi dhe shko haje në fund të shtëpisë, në tavolinë do hamë ne dhe djalin. Kur lindi vajza ime, vjehrra i çoi tërhana në spital.

Zonja Dallëndyshe, fajëson bashkëshortin e saj, Kujtimin që vajza e tyre vuajti aq shumë.

“Për fajin e tij, më vuajti vajza, çdo gjë e bëri me kokën e tij, se mua nuk më pyeste për asnjë gjë. Më humbe mua, na humbe vajzën.

Pasi lindi vajza, ajo erdhi në Sarandë bashkë me burrin dhe djalin e vogël. Ata gjetën një shtëpi me qira për të jetuar më mirë, por gjërat nuk ecën mirë.

Por një ditë të bukur Jakupi (dhëndri i cili ka ndryshuar emër dhe tani mban emrin Jorgo) mori makinë dhe iku nga Saranda dhe nuk u kthye me duke lënë bashkëshorten bashkë më djalin e tij 1 vjeç për të mos u kthyer më. Dallëndyshja rrëfeu se vajza e saj ka qenë pre e dhunës nga familja e bashkëshortit. Pavarësisht tentativave të familjes për të qetësuar situatën, Dallëndyshja tregoi një rast kur ish-vjehrri kishte rrahur vajzën e saj sapo ajo e kishte dërguar në familjen e bashkëshortit…

 “U ngrita, e mora vajzën, burrin, djalin, dhe fëmijën e vogël, shkuam dhe vajtëm tek shtëpia e tyre, i hodhëm të gjitha në shesh. Kur dolën nga dera, vjehrri e rrahu vajzën. U kthyem prapë në shpi, pas 2-3 ditësh shkuam përsëri dhe e morëm vajzën, tregoi Dallëndyshja.

Në vitin 2005 ndodh divorci në Gjykatën e Gjirokastrës. Djalin e vogël e mori nëna (Shqipinja). Gjykata vendosi dhe një pension ushqimor 30 mijë Lek të vjetra. Familja e vajzës ka bërë kërkesë në Apel për rritje pensioni, por Gjykata nuk e ndërroi vendimin. “Apeli e la në fuqi, 30 mijë Lekë, tha Kujtimi.

“Na mbeti jetime moj Zonja Eni, sapo lindi. Vajza qante….E mora jetimin, shkova në dyqan, bleva fanellatë, çfarë i duheshe, se sapo kishte lindur. E mora fëmijën e sapo lindur, e mbështolla me lesh të palarë se ai nuk rritej, se nuk ishte në peshe. Vjehrri i kishte dhënë doktorëve: Bëjini një gjilpërë të vdesë..vajza qante me të madhe. Vazhdonim nëpër gjyqe, herë unë me vajzën, herë Kujtimi”, u shpreh Dallëndyshja.

Por çfarë ndodhi pas divorcit?

Dallëndyshja tregoi se, ajo u kujdes për vajzën dhe për nipin e saj. “Ndamë në shtëpi me vetë dy djemtë dhe martova dhe vajzat e tjera dhe mora vajzën me djalin”.

Por çfarë i ndodhi vajzës…

“Vajza mbaroi punët në shtëpi dhe vajti në plazh me shoqet dhe u mbyt. Në 29 Qershor 2007, Shqiponja u mbyt në një moshë shumë të re. Shqiponja la djalin”, tregoi Dallëndyshja dhe Kujtimi

Juristja Eni Çobani tha se “në vitin 2007, Shqiponja ndërroi jetë dhe djali i vogël ngeli në shtëpi, Kujtimi dhe Dallëndyshja iu drejtuan Gjykatës dhe fituan kujdestarin e djalin. Që nga ky moment ata vazhdojnë ta mbajnë fëmijën në mënyrë të ligjshme.  Pritën se mos vinte baba i tij, apo dhe gjyshërit e tjerë, ata nuk erdhën kurrë në shtëpinë e tyre. Ne gjithë këto vite Kujtimi dhe Dallëndyshja e kanë rritur djalin me shumë sakrifica.

“Ndava djemtë e mi dhe rrita nipin…

Një ditë u sëmur djali dhe çuam tek doktori dhe ai na tha shkoni në Janinë. Më pas doktori tha do vij ta operoj në Gjirokastër, paguam 300 mijë Lekë. Më pas u paralizuar gruaja dhe e regjistroi fëmijën në shtëpinë e fëmijës për ndonjë ndihmë. E çojmë të hënë dhe e marrin të premten”, tha Kujtimi.

Mes çifti ka lindur një konflikt, pasi Kujtim do që djali të rrijë me babai, pasi sipas tij nuk e mbajnë dot, ndërsa Dallëndyshja nuk do.

Juristja Eni pyet pse ka lindur konflikti mes tyre dhe Dallëndyshja thotë se e ka rritur me shumë sakrifica nipin.

Dallëndyshja: Unë mezi e kam rritur atë djalë. Por babai i tij i thotë nëse bashkohet me të nuk mund të vijë me tek ne.

Kujtimi: Është sëmurë për vete kë të mbaj unë…. Ka 6 muaj që i ati ka takuar djalin. Në tetor të vitit 2018 e ka takuar, për herë të parë pas 16 vitesh.

Babai është rikujtuar pas 16 vitesh dhe ka takuar djalin. Në momentin kur Kujtim, vit pas viti vinte në ekzekutim pranë zyrës përmbarimore marrjen e pensionit ushqimor nga babai, zyra përmbarimore i thoshte, nuk e gjejmë, nuk e kemi adresën, nuk është. Por çfarë ka ndodhur? Në 19 Mars 2019 zyra përmbarimore ja pushon ekzekutimin zotit Kujtim. Ky i fundit habitet pse. Por Jorgo ka bërë një gjyq përpara gjyqtares Ketra Bajrami në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë në vitin 2009 në mungesë të dy gjyshërve dhe ka fituar kujdestarinë. Kjo ka ndodhur para 10 vitesh.

Juristja Eni , tha se e ka telefonuar Jorgon disa herë por ai nuk është përgjigjur.

“E kemi telefonuar disa herë Jorgon dhe nuk na është përgjigjur. Prandaj e pyes, se është e mundur që në vitin 2009 vitin ky zotëri e ka ditur dhe e ka fituar detyrimin për të ushtruar përgjegjësinë prindërore ndaj djalit të tij të mitur dhe nuk e ka kërkuar asnjëherë ta marrë fizikisht nga gjyshërit. Kjo për mua është sa e papranueshme, aq edhe joligjore, pasi gjyshërit që prej vitit 2009 kanë ushtruar dhe përgjegjësi të paligjshme kujdestarie kundrejt djalit. Ata kanë vendimin e 2007 dhe sot thonë se kanë të vendimin e 2007. Jorgo vjen pas dy vitesh dhe bën një gjyq me Kujtimin dhe Dallëndyshen. Gjykata i kishte dhe adresat, e dinte se kush janë personat se para dy vitesh e kanë fituar. Unë kam vetëm një vendim ku këtu paraqitet fakti se këta janë në mungesë. Dhe këta thonë se nuk i ka thirrur njeri”.

Gjyshërit rrëfyen se babai i ka vënë kusht që kur të shkojë në fshat, do merret me lopët, pasi nuk ka mundësi të tjera dhe e dyta tek gjyshërit nuk do shkojë.

“Djali nuk do të shkojë ….tek ai. Unë për të nuk duroj dot…”

Kujtimi ngre shqetësimin, ku ishte babai që në vitin 2009 që nuk erdhi babai të merrte djalin. Ndërsa përmbarim i Gjirokastrës i thoshte se nuk e gjejmë dot. Nga ana tjetër djali ka dalë si fëmijë nën kujdestarinë e dy gjyshërve. Ndërsa janë bërë gjithë këto lëvizje, djali ka dalë jashtë shteti, e kanë vizituar gjyshërit, e kanë çuar në shkollë.  Brenda të njëjtës gjykatë janë dhënë dy vendime brenda dy vitesh, një për gjyshërit dhe një për Jorgon dhe askush nuk i ka thënë Jorgos, hajde meqë fitove kujdestarinë dhe rrite atje ku jeton.

Juristja, Eni tha se, “Jorgo do më dëgjojë mirë tani. Jorgo, të nderuar shqiptarë e  ka bërë këtë, se e dinte që do vinte kjo ditë dhe do dilte ky vendim dhe do ta dinte pretendimin se një gjysh i vrarë, i , me mundime ka rritur fëmijën që nuk ishte i tij, po fati i keq e solli ta rrisi ai, do ja kërkonte këtë detyrim.  Ai do ti dilte para gjykatës dhe ti thoshte këtë fëmijë do e kisha unë që në 2009 dhe nuk kam asnjë detyrim. Ky ka qenë qëllimi dhe objektivi i zotit Jorgo”.

Në përfundim juristja Eni Çobani tha se legjitimohet djali i zotit Jorgo, që është sot nën kujdestarinë dy gjyshërve, jo atë ligjore, por faktike. “Ata duhet të ngrëne një padi për babain e tij për përfitimin e pensionit ushqimor që nga dita që është ngritur padi nga Jorgo për zgjidhjen e martesës në vitin 2005 dhe deri në vitin që do mbarojë studimet e larta, kudo që ai të shkojë” u shpreh zonja Çobani./tvklan.al