Reshjet përfshinë zonat mbi 900 m lartësi

Disa zona malore mbi 900 metra në veri dhe jug-lindje të vendit janë zbardhur nga dëbora. Reshjet më të dendur kanë qenë në qarkun e Korçës, në zonat malore si Panarit, Shtyllë, Gramoz apo edhe Mokër ku trashësia e dëborës ka arritur ë disa centimetra. Reshje dëbore ka pasur edhe në disa zona të Dibrës, Kukësit dhe Malësisë e Librazhdit. Sipas sinoptikanëve fenomene të tilla dimri brenda vjeshtës nuk janë normale.

“Nuk mund të flasim për normalitet duke qënë se temperaturat janë 4-5 gradë në zona të veçanta më të ulëta krahasuar me vlerat që duhet të shënohen, kjo edhe për shkakun e ndryshimit të masave ajrore. Është një masë ajrore nga veriu i Europës që i është afruar rajonit të Ballkanit ku ka patur dhe reshje dëbore në territorin shqiptar”.

Java në vijim pritet të sjellë një përmirësim të kushteve atmosferike duke u rikthyer në temperaturat tipike të vjeshtë.

“Fundjava pritet të sjellë zhvendosje të këtij sistemi drejt lindjes së Europës duke e lënë Shqipërinë në fakt nën ndikimin e motit kryesisht të kthjellët i cili do të na shoqërojë për disa ditë”.

Intensiteti i reshjeve nuk do të krijojë probleme në zonat urbane.

Tv Klan