Një person humbi jetën një tjetër rezulton i zhdukur, pjesa tjetër e Europës vijon të shënojë temperatura 40 gradë

Rajoni jugor i Austrisë, Carinthia është goditur nga përmbytje të shumta dhe rrëshqitje dheu që kanë sjellë dëme të mëdha materiale.

Videoja e filmuar nga një helikopter i policisë tregon shkatërrimin e një pjese të madhe të infrastrukturës si dhe shtëpive.

Përmbytjet morën përpara makina që ishin të parkuara pranë shtëpive dhe sollën mbeturina të shumta. Sipas “Standard’, një 82-vjeçar në fshatin Treffen ka humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut dhe një person i dytë është raportuar i humbur.

Llumi dhe balta mbuluan rrugët e disa zonave, ndërsa dalja nga shtrati e lumenjve përmbyti dhjetëra hektarë tokë. Autoritetet shpallën gjendjen e emergjencës, ndërsa ndërhynë për të larguar banorët nga zonat e rrezikuara.

7,500 familje rreth Villach janë pa energji elektrike. Autoritetet i kanë bërë thirrje njerëzve që të mos dalin nga shtëpitë e tyre deri në një lajmërim të dytë. Ndërkaq pjesa tjetër e kontinentit vijon të vuajë temperaturat e larta 40 gradë Celsius,  si pasojë e një ajri të ngrohtë që ka ardhur nga Afrika.

Klan News