Një nga qasjet e tij në teatër është ta nxjerrë atë

jashtë ndërtesës, në një hapësirë publike që i përgjigjet kërkesave të veprës.

Këtë do të bëj edhe me Jul Cezarin regjisori kroat Ivica Buljan. Skena për të

vënë tragjedinë e Ëilliam Shakespeare, një dramatizim i ngjarjeve të vërteta,

do të jetë territori mes dy teatrove, atij kombëtar dhe eksperimental “Kujtim

Spahivogli”.

 “Qëllimi nuk është

thjesht të krijohet një marrëdhënie me spektatorin, por edhe me vendin ku

zhvillohet vepra. Skena e parë do të jetë te pishina që e ka humbur funksionin

e saj dhe shfrytëzohet si skenë. Spektatori do të hyjë në brendësi dhe do të

vëzhgoj nga brenda fatin e kësaj strukture. Skena e dytë, poshtë këtyre pemëve,

në parkun e ëndrrave të Calpurinës. Jul Çezarin do ta vrasim në sheshin para

Ministrisë së Brendshme, një vend që përfaqëson fuqinë politike në vend. Dy

aktet e fundit në hapësirën ku protestohet çdo ditë. Do të jetë një mbyllje që

përkon me të sotmen, një lloj deklarate me kërcim dhe poezi.

Të luash Jul Çezarin jashtë godinës së teatrit është në

vetvete një qëndrim ndaj situatës politike në Shqipëri dhe marrëdhënies së

politikës me artin thotë Ivica Buljan, që në shfaqjen e tij përfshin edhe

publikun.

 “Publiku do të jetë në një aktivitet të vazhdueshëm fizik dhe mendor. Ai do të lëvizë nga skena në skenë, të cilat nuk janë teatrore por natyrale”.

Jul Çezari i Ivica Buljan, regjisorit të vlerësuar si nder më të mirët e skenës teatrore ndërkombëtare , do të vritet vetëm një herë në Tiranë, në mbrëmjen e 13 Korrikut.

Tv Klan