Aktorja e famshme Julia Roberts feston sot 47-vjetorin e lindjes dhe premton se do të vazhdojë të jetë modeli i femrës normale pas asnjë operacion plastik.
Në një intervistë për “You Magazine” aktorja ka deklaruar se nuk ka ndërmend t’i nënshtrohet presionit të Hollywood-it, për të qendruar sa më e re, pavarësisht se kjo i ka rrezikuar karrierën, por është e lumtur që ka zgjedhur të jetë femër natyrale.
Julia e pyetur për koleget që i janë nënshtruar operacioneve plastike, ka deklaruar se ndihet e kënaqur kur sheh ndryshime në pamjen e tyre, por ajo vetë nuk tundohet për të ndryshuar asgjë, sepse ndihet e suksesshme dhe e lumtur.
m.s