Aktori i njohur i humorit Zef Deda feston sot ditëlindjen e tij dhe urimi nga i biri nuk mund të mungonte.

Julian Deda, edhe ai aktor i njohur i spektaklit “Klanifornia” në Tv Klan, ka postuar një status shumë të veçantë në rrjetet sociale.

Julian Deda shkruan:

“Kujdes, mos u gënjeni nga kjo fytyrë, në pamje të parë e qetë. Brenda saj fshihet një uragan me energji, me pozitivitet dhe me dëshirë për ta jetuar jetën në maksimumin e saj.

Kështu ka qenë gjithmonë dhe vazhdon të jetë dhe sot, tamam si një 71 vjeçar që i ka ndërruar vendin numrave. Je i mirë shumë Babush, për mua je më i miri.

Edhe 100 vite të tjera të uroj, shëndët të plotë dhe shijoje jetën, sepse e meriton…! Të du fort artist…!” /tvklan.al