Në një lidhje në Skype për programin “Historia ime” në Tv Klan ishte aktori i njohur i humorit Julian Deda. Ai sjell hare dhe buzëqeshje në shtëpitë e të gjithë atyre që e ndjekin çdo të shtunë në ekranin e televizionit Klan, në spektaklin e humorit ‘Klanifornia’.

Deda u shpreh se ajo çfarë e bën trupën e tyrë të veçantë është dashamirësia për njëri-tjetrin dhe harmonia e plotë midis aktorëve.

Në lidhje me rikthimin e Gentian Zenelajt dhe pjesëmarrjen e tij në ‘Klanifornia’, aktori shprehet se është një vlerë e shtuar për spektaklin. Për sa i përket marrëdhënies midis tyre, me shaka Deda thotë se po flasin aq shumë, sa ka rrezik të zihen prapë.

Mirela Milori: Çfarë elementi ka kjo trupë të veçantë, atë elementin X?

Julian Deda: Ajo që e karakterizon trupin tonë është fiks dashmirësia për të punuar me grupin tonë, as diskutohet kjo punë. Ndofta njerëzit nuk e dinë se çfarë ka prapa krahëve, atje ka një harmoni të plotë, nja dashamirësi me njëri-tjetrin nuk ka asnjë lloj hatërmbetje, gjëra jashtë kamerave dhe kjo ndikon pastaj edhe në punën në aspektin profesional.

Mirela Milori: Është rikthyer Gent Zenelaj, ti me Gentin keni patur një situatë dikur, tani jeni të dy dhe keni ato skeçet e mrekullueshme. Rikthimi me Gentin çfarë ndodhi?

Julian Deda: Faleminderit që e bëre këtë pyetje, nuk e kishte bërë asnjë gazetar këtë pyetje. Deri tani na kanë pyetur pse u ndatë, askush nuk na ka pyetur pse u bashkuat. E vërteta është që rikthimi i Gentit apo prania e Gentit në spektakël i ka dhënë absolutisht një peshë tjetër spektaklit. E gjitha kjo duket në skeçe, në audiencë, por edhe në të mirën e spektaklit. Është një vlerë e shtuar në mënyrë të padiskutueshme. Edhe Gentin e kishte marrë malli të luante në një spektakël humori. Është një rikapitullim dhe nuk ja vlen të kthejmë kokën prapa, për të parë çka ndodhur deri më sot, nuk ja vlen fare.

Mirela Milori: Ju flisni dhe gjithçka është normale midis ju të dyve?

Julian Deda: Gjithçka dhe po flasim aq shumë sa ka rrezik do prishemi prapë./tvklan.al