Artisti i dytë BIG që vjen në javën e katërt të festivalit “Kënga Magjike” është Julian Lekocaj.

Dalja e tij e parë në skenë ka qenë në Mr. Albania 2001, ku renditet në Top Five. 2. Hera e tij e parë si këngëtar ka qenë në Kënga Magjike 2002. Konkurron në 3 edicione të Festivalit në RTSH dhe 5 edicione të Top Fest. Në vitin 2010, si pjesë e Unix Band kanë përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin e “Turkce Vyzion” në Turqi. Kompozon, shkruan tekste dhe në vitin 2020 ka publikuar single-in e tij të fundit ‘Shqiptar’.

Ardit Gjebrea: Si e gjen veten pas një “pause” kaq të gjatë muzikore?

Julian Lekocaj: E gjej si në shtëpi. Erdha përsëri në shtëpinë time, këtu ku kam lindur si artist edhe vazhdoj të konkuroj përsëri.

Edhe për Julianin si një konkuret në “Mr.Albania” publiku ka një pyetje:

Nga 1 tek 10 sa i bukur mendon se je?

Julian Lekocaj: Më kape ngushtë. Nga 1 te 10 mendoj 5, se i pesti dola te “Mr.Albania”

Ardit Gjebrea: Po jo, me 5 nuk do ishe futur. Po kush është perëndesha jote?

Julian Lekocaj: Perëndesha ime, unë jam i rrethuar nga femra. Kam një vajzë dhe një nuse ja kam kushtuar atyre këtë material. /tvklan.al