Juliani zgjodhi rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan për t’i bërë surprizë bashkëshortes së tij. Kjo nuk ishte hera e parë për të që vinte në program, pasi në 1 Maj 2016, ai i bëri surprizë gruas së tij të tretë.

Në studio, ai rrëfeu se marrëdhënia me Sadetin, gruan e tretë nuk zgjati shumë. Pas saj ka patur dhe njohje të tjera, por tashmë prej 3 vitesh është i martuar me Fitoren.

Juliani kërkoi prej saj që të mos jetë më e mërzitur dhe mos shqetësohet më aq shumë për fëmijët.

Julian: Juliani të ka ftuar sot Fitore, siç kemi biseduar gjatë këtyre 3 viteve bashkë, sot do të jap një mesazh të mirë. Pavarësisht se nuk kemi publik si pasojë e situatës që ka rënë në të gjithë vendin, do merrje një duartrokitje shumë të mirë, se e meriton si ti dhe unë.  

Ardit Gjebrea: Kameramanët lanë të gjithë kamerat dhe ta dhanë duartroktijen.

Julian: Për sa i përket situatës që thua jam nevrike, ti aspak s’je nevrike, je e dashur dhe e respektuar, një zonjë e ngrohtë, që i pret me krahëhapur të gjithë si miqësinë, shoqërinë. Deri më sot kemi kaluar shumë mirë, pa debate, pa fjalë bashkë dhe kështu do ecim gjatë gjithë jetës dhe e besoj këtë gjë, si nga ana jote, si nga ana ime.

Fitore: Faleminderit!

Julian: Sot të them që mos të shoh më të rrish e mërzitur dhe të thuash u vonuan fëmijët, u vonuan shumë apo pak, ku shkuan, ku janë? Ne kemi 3 vite bashkë dhe ju kemi dhënë rrugën e duhur.

Ardit Gjebrea: Të lutem më thuaj pak, çfarë të pëlqeu tek Juliani, çfarë të bëri të dashuroheshe me të?

Julian: Është i sjellshëm, këtë e ka, di të sillet për nënën, motrën, fëmijët, të gjithë. Kujdeset shumë. Nëse do blejë diçka do e blejë për të gjithë, për gocat. Unë jam pak më kursimtare tek lekët.

Ardit Gjebrea: Unë uroj që të shkoj gjithçka mbarë e mirë. Shoh që ke gjetur një goxha zonjë Julian dhe uroj që t’ju prijë e mbara dhe të jeni deri në fund bashkë.

Fitore: Faleminderit! /tvklan.al