Juljan Shehu realizoi edhe këtë javë në kampionatin polak, duke u përshirë sërish në formacionin e më të mirëve të kësaj lige.
Mesfushori i Kombëtares zhbllokoi rezultatin në fitoren 2 – 0 të Widzew Lodz ndaj Lechia Gdansk.
Kjo bëri që 26-vjeçari të bëhet pjesë e skuadrës ideale në rreshtimin 4-2-3-1. Juljan Shehu krijoi edhe aksione të tjera të rrezikshme në sfidën e javës së 27.
Në formacionin më të mirë të faqes statistikore WhoScored në Turqi u përfshi futbollisti tjetër i Kombëtares, Arbnor Muja.
Samsunspor u mund 2 – 1 nga Antalyaspor, por Muja ishte më aktivi në fushë nga ekipi i tij.
Mesfushori i krahut të majtë fitoi goditjen e dënimit nga erdhi edhe goli. Muja vendosi disa herë në vështirësi prapavijën kundërshtare.
Tv Klan