Jurgen Uldedaj do të kërkojë titullin e parë të rëndësishëm në karrierën e tij në boksin profesionist. 21-vjeçari shqiptar do të duelojë me argjentinasin Nicolas Leandro Arganaraz, për brezin botëror të federatës WBO të shtunën në Tiranë. Jurgen Uldedaj do që ky titull të vijë në Shqipëri.

“Dua ta fitoj për Shqipërinë këtë titull, që është një hap drejt atij për të rritur”.

Të dy boksierët e rinj numërojnë vetëm fitore deri më tani dhe duket se do të jetë një duel i fortë.

“Nuk ka rëndësi nëse ndeshem në Shqipëri apo Argjentinë. Jam gati për ndeshjen. Të fitojë më i miri dhe kjo sfidë të na shërbejë për të ardhmen”.

Jurgen Uldedaj pret që të ketë mbështetjen e publikut shqiptar për këtë sfidë të rëndësishme.

Tv Klan