Sipas disa nga anëtarët e jurisë së Festivalit të fundvitit Yllka Mujo, Fidel Ylli renditja në bazë të pikëve të jurisë së Tiranës ishte në vend të parë Françesk Radi, në vend të dytë Aurela Gaçe dhe në vend të tretë Albërie Hadërgjonaj, e cila u shpall fituese. Dhjetë nga anëtarët e jurisë nuk kanë qënë dakort me vendimin që është marrë nga pesë anëtarët e tjerë, për përmbysje rezultati.

Fidel Ylli u shpreh sesi juri me kryetarin Avni Mula bënë një renditje paraprake para fillimit të natës së katërt të festivalit ku mund të kishin mundësi për ndryshim nëse pranohej nga të gjithë anëtarët. Ndërsa Avni Mula tha se kur një këngë mbërrin tek spektatori dhe prek zemrën e tij kjo e ka arrit qëllimin e vetë./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti