“Justice World Tour” do të ketë performancë në vendë të ndryshme të botës

Justin Biber  ka njoftuar datat e planifikuara për turneun  ‘Justice World Tour’.  Turneu ishte vendosur të niste  këtë verë, por datat tani janë shtyrë për në vitin e ardhshëm për shkak të kufizime të koronavirusit. Fansat do duhet të presin deri në vitin 2022.

Ai  do të nisë në San Diego në 18 Shkurt, të vitit të ardhshëm me ndalesa të reja të shtuara në Jacksonville, Orlando, Cincinnati, Indianapolis dhe Austin dhe pritet të  përfundojë  në Amerikën e Veriut.

Ne po punojmë shumë për ta bërë këtë turne më të mirin deri më tani,” tha Bieber në një deklaratë. “Jam i shumë i lumtur që do të dal atje dhe do të këndoj  përsëri me fansat e mi .”

 “Justice” është albumi i tetë i Bieber.  Bieber hyri në histori si artisti i parë solo mashkull që debutoi në tabelën e albumeve Billboard 200 ashtu edhe në tabelën e Single të Billboard Hot 100 me hitin e tij të çertifikuar-platin “Peaches” .

Klan News