Ashtu siç përflitej prej ditësh Justin Bieber dhe modelja amerikane Hailey Baldwin janë fejuar.

Fotot e çiftit në një plazh në Bahamas, bënë xhiron e mediave botërore. Kjo detyroi Justin të dalë hapur e të pranojë përmes një njoftimi në rrjetet sociale, se po përjeton momente magjike përkrah bjondes bukuroshe.

“Dashuroj gjithçka tënden. Marr përsipër të kaloj jetën time duke njohur çdo pjesë tënden”,

janë disa nga fjalët e shkruajtura nga ylli 24-vjeçar i muzikës. Mediat rozë raportojnë se Biber ka shkuar edhe më tej, duke i bërë Hailit një propozim romantik në plazh.

Justin Bieber ka qenë edhe më herët i lidhur me modelen 21-vjeçare. Haili Balduin është vajza e aktorit të njohur Stephen Balduin, i cili mësohet se ka dhënë bekimin e tij për fejesën.

Tv Klan