Justin Bieber u zbulua si talent në moshën 13-vjeçare dhe fama e tij që në atë kohë ka qenë në rritje. Tashmë 25 vjeç, ai flet për problemet që i shkaktuar fama dhe përdorimi i drogës.

Në një letër emocionale të publikuar në Instagram, ai shpjegon arsyen përse u bë “njeriu më i urryer në botë” në të 20-at e tij. Bieber thotë se kjo ndodhi për shkak të vendimeve të këqija që kishte marrë. Ai pranoi se ishte përdorues droge dhe se abuzonte në raportet që kishte me persona të tjerë.

“Nuk respektoja gratë dhe isha i acaruar. U largova nga të gjithë personat që më donin”, thotë Justin duke shpjeguar se fama e madhe në adoleshencë ndikoi negativisht në jetën e tij.

“Nga një djalë 13-vjeçar që jetoja në një qytet të vogël, u bëra i njohur botërisht dhe miliona njerëz thonin sa më donin dhe sa i mrekullueshëm isha. Të gjitha gjërat për mua i bënin të tjerët, kështu që asnjëherë nuk mësova të isha i përgjegjshëm”.

Deri në moshën 18-vjeçare, Justin Bieber kishte vendosur miliona Dollarë në llogarinë e tij bankare dhe mund të blente çfarë të donte, por thotë se kjo gjë e shkëputi nga realiteti. Pasi mbushi 19 vjeç, ai pranon se përdorte substanca të ndaluara dhe sillej keq me të tjerët.

Në vitin 2014 ishte arrestuar disa herë, që nga akuzat për vandalizëm e deri tek drejtimi i automjetit nën ndikimin e substancave apo alkoolit.

Sidoqoftë, Justin Bieber i ka hedhur prapa krahëve këto probleme. Besimi në Zot, thotë 25-vjeçari, dhe mbështetja e familjes, miqve dhe bashkëshortes së tij ishin një ndihmë e madhe për t’u rikthyer në jetën normale. /tvklan.al