111

Justin Bieber ka triumfuar mbrëmjen e së dielës në MTV Europe Music Award duke rrëmbyer 5 prej çmimeve të ndara.

Ndër më të rëndësishmet që ai fitoi ishin edhe “Artisti më i mirë mashkull”; “Pamja më e mirë”, etj.

Është bërë kohë e gjatë tashmë në karrierën time dhe ndihem shumë i lumtur që po vlerësohem, kanë qenë fjalët e Bieber teksa është ngjitur në skenë për të performuar.

Ai këndoi për publikun “What Do You Mean?”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve MTV EMA u mbajt për herë të tretë në Itali dhe për herë të dytë Milano ishte qyteti mikrpitës. Mbrëmja u drejtua nga Ed Sheeran dhe Ruby Rose.

Ja disa prej fituesve të tjerë:

Kënga më e mirë: Taylor Swift ft. Kendrick Lamar – “Bad Blood”

Video më e mirë: Macklemore & Ryan Lewis – “Downtown”

Artistja femër më e mirë: Rihanna

Artisti i ri më i mirë: Shawn Mendes

Muzika më e mirë Pop: One Direction

Muzika më e mirë elektronike: Martin Garrix

Muzika më e mirë rock: Coldplay

Muzika më e mirë alternative: Lana Del Rey

Muzika më e mirë hip hop: Nicki Minaj

Interpretuesi më i mirë live: Ed Sheeran

Artisti me më shumë fansa: Justin Bieber

Bashkëpunimi më i mirë: Justin Bieber Skrillex & Diplo – “Where Are U Now”./tvklan.al