Justin-Bieber-and-Hailey-Baldwin-on-Instagram-main

Tashmë duket se çdo dyshim është venitur. Këngëtari kanadez, Justin Bieber dhe modelja Hailey Baldwin kanë konfirmuar zërat për një lidhje romantike mes tyre.

Çifti i cili kohët e fundit po kalon shumë kohë së bashku, është fotografuar duke u puthur në buzë në momentin e ndërrimit të viteve.

Të ndodhur në Caraibe dyshja ka kaluar bashkë pushimet dhe natën e Vitit të Ri, në këtë të fundit ata janë parë duke festuar dhe duke u puthur, përpara 200 të ftuarve.

Pas ndarjes me ish-të dashurën Selena Gomez dhe pas shumë flirtesh duket se këngëtari i hiti “Sorry”, ka gjetur një të dashur prej të cilës nuk i heq dot sytë./tvklan.al